Dështon sërish përballja/ Mungon Luftar Reçi: Unë në seancë do të jem si qengji mes ujqërve! GJKKO urdhëron shoqërim të detyruar! Shullazi: Dua ta shoh në sy

TIRANË- Seanca e ballafaqimit mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj (të dy në kërkim) të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames ka dështuar sërish. Shkak është bërë mungesa e Luftar Reçit.

Me anë të një letre dërguar trupit gjykues Reçi argumenton se ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së shoqërimi i tij ishte i rrezikshëm. 

"Nuk kam më mundësi, as fizike as shëndetësore t’u paraqitur në gjykatë. Jam paraqitur 5 herë dhe seancat nuk janë bërë jo për fajin tim. Jam gati të dëshmoj me video konferencë, por jam me terapi të rregullt. Të jenë të pranishëm avokatët dhe 2-3 gazetar. Të më shoqëroni mua drejt gjykatës do të jem si qengji në mes të ujqërve”, thotë Reçi në letrën e tij.

Ai ka kërkuar që dëshmia e tij të bëhet në prani të avokatëve të të pandehurve, por edhe të disa gazetarëve për të siguruar transparencën. Sipas Reçit, ai është paraqitur 5 herë dhe seancat kanë dështuar jo për faj të tij.  Me kërkesën e Reçit ishte dakord edhe prokurorja Elida Kackini e cila tha se për shkak të largësisë nga burgu Drenovës shoqërimi i tij është i pasigurt. Në lidhje me këtë kërkesë kanë reaguar avokatët e të pandehurve të cilët kërkuan shoqërim të detyrueshëm.

Një prej të akuzuarve, Emiljano Shullazi ka deklaruar se Luftar Reçi duhet të jetë në sallë.

“ Dua ta shoh në sy kur dëshmon”, mësohet të ketë thënë ai.

Në përfundim GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, por edhe të Reçit duke urdhëruar shoqërimin e tij të detyrueshëm në gjykatë.

“Mos paraqitja do të merret si refuzim”, u shpreh gjykata.

Seanca tjetër u la në datën 20 mars, ora 09:00. Nga ana tjetër, mësohet se janë thirrur 10 dëshmitar në seancën e ardhshme.

Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

Pas kësaj situate SPAK dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë ndërmarrë masa të shtuara për sigurinë e jetës së Reçit, duke e veçuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ushqimet do t’i kontrollohen para çdo vakti. Po ashtu burgjet kanë ndaluar futjen e çdo sendi në qelinë e Reçit, teksa në vijim do të kontrollohet nga 3 oficerë policie.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi. Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Luftar Reçi nuk dëshmon/ Avokati i Palurent Dervishajt: S’mban mend sa ka gënjyer! E gjitha bashkëpunim mes tij dhe SPAK

1678096705_Screenshot13.jpg

Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga seanca për marrjen në pyetje të Luftar Reçit. Avokati i Plaurent Dervishajt, Ilia Ilia ka hedhur akuza se e gjitha është një bashkëpunim mes SPAK dhe Reçit.

“Sot për të tretën herë që jam i bindur se është inskenim mes prokurorisë dhe bashkëpunëtorit. Pra janë dakortësuar me Reçin paraprakisht. Është i vetmi person mbi dëshmitë e të cilit janë ngritur akuzat, dhe ai nuk ndodhet këtu. Reçi nuk mban mend sa ka gënjyer dhe ka frikë të dëshmojë se nuk do të thotë të njëjtën gjë. Mund t’i vihet një opgj pranë, nëse bëhet me video konferencë dhe të lexojë çfarë i thonë”, tha Ilia Ilia.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi është shprehur se do ta shohë në sy Luftar Reçin kur dëshmon.

“Që jam vënë nën hetim ku nuk kam kërkuar ballafaqim me Luftar Reçin. Letra pa fund KLP, ish krimeve të rënda, KLGJ, asnjë përgjigje, përballja do bëhet në gjykatë më kanë thënë. Prokurorja nuk ka firmosur për arrestimin tim, dhe nuk e njeh dosjen. Dua ta shoh në sy kur të dëshmojë Luftar Reçi. Hajde tani vijmë këtu qëndrojmë përballë jush se bashkëpunëtori nuk është”, tha Shullazi.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/03/2023 01:22

    Zyrtaret e drejtesise i zene //te prerat e barkut// kur behet fjale per drejtesi,marrje vendimesh e ballafaqime.Sa here eshte shtyre ballafaqimi i ketyre te dyve? Sa here eshte shtyre gjyqi per kerkesen per lirim te S.Tahirit? Sa here u shty gjyqi i Shullazit,seancat dhe marrja e vendimit? Per rastin konkret,pse nuk dergojne Shullazin ne burgun e Drenoves dhe ballafaqimi te behet atje,ose ne ambientet e gjykates se Korces,ne te fundit perderisa eshte SPAKU ne mes,qe eshte org.kombetare e jo lokale,cdo zyre burgu e gjykate ne vend mund te sherbeje si pike ballafaqimi?

    Përgjigju
  • Gimi: 06/03/2023 12:30

    Ata gjukatsat dhe ata prokuleshat jae me kriminela se shullazi me shoke,ky burri huj eshte i penduar dhe po tregon me fakte kurse keta brekgrismit duan ti ballafaqojne,yyyy ju shplafte kolerja mor idiota se pa' shkolle ju beri sali Berisha prokurora e gjukatesa

    Përgjigju
    • Loran shehu: 06/03/2023 18:50

      O Gimke po kte e di ene me budalla qe esht pagu me saju e me i majt ne burg kot se ja kan friken ,duket derri qe ne surrat ca esht

    • o Gim: 06/03/2023 13:42

      O Gim i ke pa ti me sytë tuj që kta kan bo vrasjet që flitet?? Rri aty e mos folni kot se lat nom tu bo si ekspert kriminalistike nëpër gazeta

  • Loran shehu: 06/03/2023 12:18

    O mashtrus ordiner o turi derrr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli