RRËSHEN- Me një plan të mirëorganizuar në çdo detaj është ekzekutuar ditën e djeshme me snajper me një plumb në zemër, 47-vjeçari Kastriot Reçi, teksa Report Tv në më pak se 24 orë ka zbardhur dinamikën e plotë të gjithë ngjarjes.
Ky atentat është kryer nga dy persona, njëri shofer dhe tjetri qitës, ku nga rrethanat se si është kryer vrasja, rezulton se autori ka qenë një vrasës profesionist, me pagesë. I maskuar si një grua dhe me veshje të zezë, autori ka mbërritur në Rrëshen së bashku me bashkëpunëtorin në orët e para të mëngjesit të së martës (dje, 7 janar), ka nxjerrë nga bagazhi i makinës një çantë në të cilin kishte fshehur snajperin dhe është drejtuar për te pallati i 'hasmit' të 47-vjeçarit, Tonin Gjini, nga ky ka kryer ekzekutimit, detaj ky që vërteton se vrasja ka ardhur për motive hakmarrje.
Gazetari Elvis Hila sjell video nga apartamenti i pabanuar në katin e shtatë të pallatit, nga ku mësohet se autori ka thyer me forcë derën e jashtme dhe grilën dritares, duke lënë të kuptuar se ka qenë në dijeni se në këtë shtëpi nuk banonte askush dhe ka qëndruar në pritje të Kastriot Reçit për dorë orë.
47-vjeçari, ish-bashkëpronari i televizionit "Media Plus" në Lezhë, ka mbërritur në lokalin në pronësi të tij "Mirdita" pas 5 orësh. Që pas vrasjes së vëllait në Itali, Gasper Reçi dy vite më parë, ai kishte kufizuar shumë lëvizjet, madje mësohet se ulej gjithmonë në një cep të lokalit të tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Në atë mëngjes tragjik, Reçi shoqërohej nga një nga vëllezërit e tij. Sapo kanë parkuar makinën, dy vëllezërit janë drejtuar hyrjes së lokalit, por Reçi është ndalur që të takoj një grua me një fëmijë, e ndërsa vëllai i tij është futur në ambientet e brendshme të lokalit. Sa ka përfunduar takimin me gruan, autori i cili po e ruante prej 5 orësh, e ka qëllua nga një distancë rreth 150-200 metra largësi me një plumb të vetëm në zemër duke i marrë jetën në vend.
Më pas, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ka ecur disa metra në këmbë, për të shkuar deri tek makina kur e priste bashkëpunëtori dhe janë nisur drejt rrugës Rrëshen- Burrel.
Ndonëse e gjithë ekzekutimi i kësaj vrasjeje ishte i mirëmenduar deri në detaje, autori ka lënë gjurmë që mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e këtij atentati. Në pallat është gjetur snajper, e ndërsa disa km më tutje, në dalje të qytetit, në afërsi të Tregut është gjetur parukja që ai e kishte përdorur si kamuflim. Parukja është dërguar në laborator për të parë mbetjet biologjike, e ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se e gjithë skena është regjistruar nga dy kamera sigurie, po për shkak të rezolucionit jo shumë të lartë dhe maskimit të autorëve, është e pamundur identifikimi i tyre.
Aktualisht janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si autor të dyshuar të krimet. Në pyetje janë marrë banorët e pallatit nga ku u qëllua Reçi, por kanë thënë se nuk kanë parë ndonjë lëvizje apo person të dyshimtë.
Sot familja Reçi ka hapur dyert e mortit.
Ky është pallati të cilin ka përdorur autori ende i paidentifikuar për vrasjen e 47-vjeçarit Kastriot Reçi. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka hyrë brenda apartamentit të pabanuer të pallatit shtatë katësh, i cili është përdorur nga autori për të qëlluar me snajper Reçi. Autori ka qenë në dijeni që në këtë banesë nuk jetonte askush, ka hapur me forcë derën e jashtme dhe po ashtu edhe grilën e dritares nga ku vrarë 47-vjeçarin. Siç shihet edhe në këtë foto, nga pallati ka pasur një fushëpamje të qartë drejt objektivit të cilin e ka ekzekutuar në vend me një plumb në zemër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Siç u raportua më herët, autori ka qenë i maskuar si grua dhe paruken e ka hedhur në dalje të qytetit, në afërsi të Tregut ku dhe është gjetur nga policia. Burimet bëjnë me dije se autorët janë larguar në drejtim të rrugës Rrëshen-Burrel.
Autori që ka kryer vrasjen e Kastriot Reçit ka qëlluar 47-vjeçarin nga banesa e Tonin Gjinit.
Po kush është Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini dhe çfarë lidhje ka me Reçin?
Vrasja e parë që nisi serialin e ekzekutimeve ishte e vitit 2016 në Rrëshen e ish-zyrtarit të OSHEE për Veriun, Saimir Jaku, i vrarë në një skemë të ngjashme si Kastriot Reçi sot, teksa pinte kafe në lokal në qendër të qytetit. Vrasja e 2016-ës është mbyllur pa autor ndërsa në atë kohë u dyshua edhe Kastriot Reçi, por përfshirja e tij nuk u faktua asnjëherë, ndaj dhe u lirua. Ndërsa në 12 Gusht të 2019, po në Rrëshen vritet Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini. Ngjarjet për të cilat ende nuk kanë asnjë autor të arrestuar apo të identifikuar, së bashku me ekzekutimin e Kastriot Reçit po hetohen në një të vetme.
Burime të besuara pranë policisë bënë me dije se vëllai i Tonin Gjinit dyshohet të ketë qenë i përfshirë dhe bashkëpunëtor në aktivitetin e jashtëligjshëm që dyshohet se kryente në Itali, Gasper Reçi, vëllai të Kastriot Reçit. Të njëjtat burime sqaruan se Kastriot Reçi ishte po ashtu në listën e policisë si një nga personat që mund të kishte marrë pjesë në vrasjen e Tonin apo Armando Gjinit, ndërsa ky i fundit njihej si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018.
Report Tv ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes se Kastriot Reçit në Rrëshen një ditë më parë. Burime bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të cilët janë nisur drejt Rrëshenit me një automjet që në orët e para të mëngjesit. Sapo ka mbërritur pranë lokalit "Mirdita", në pronësi të 47-vjeçarit, ka zbritur nga makina ka marrë një çantë të madhe nga bagazhi dhe është ngjitur në katin e shtatë të një banese në pronësi të mikut të Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini. Autori ka pritur deri sa ka ardhur viktima dhe e ka qëlluar sapo ka qenë duke hyrë në lokal. Në ato momente 47-vjeçari ka takuar një grua dhe një fëmijë të vogël, ndërkohë që vëllai i tij ka hyrë në lokal. Sapo Reçi është shkëputur nga gruaja me fëmijë është qëlluar me një plumb në zemër. Më pas autorit i veshur sportiv dhe me një maskë si grua është larguar në këmbë. E gjithë kjo skenë është filmuar nga dy kamera sigurie, por burimet bëjnë me dije se është e pamundur identifikimi i makinës dhe autorëve.
Po vrave do vritesh asht ligji i jetes sepse askush sta fal gjakun..shum lajme palidhje autori i maskuar si gru pse nuk hetoni dhe pisten qe aty mund te jet dhe autore jo thjesht autor,u largua ne drejtim te burrelit kush jeton nga hasmit e ti ne at rrug qe u largun,ky ishte nje mesazh i paster per familjen e viktimes qe nga kush i erdh kjo goditje dhe viktima e dite shum mir qe ishte thjesht qeshtje kohe shpresojm mos te ket viktima te pafajshme ne ket histori.
PërgjigjuPo Pse nuk i jepni pamjet e autorit ato qe jan te filmuara nga kamerat e siguris ? Ne gjith boten I japin pamjet mbase ndonjeri e njef dhe jep informacion te vlefshem
Përgjigjuene nje mec Merdite i forte. O drogaxhi: gzoni lekt qe keni ba e rrini urte se u vrasin drogaxhite e tjere.
PërgjigjuPer cfare e ke fjalen? Per cilin person
Nuk komandon dot njeri o Gentian 1 i genjen mendja keta qe bejne si te forte, historia ka treguar se nuk e kane te gjate karrieren keta te ashtuquajturit te forte
Përgjigjui vjetri thoshte qe plumbi nuk ha kot
PërgjigjuLate nam me lajme pa lidhje. Dy vellezer ishin, njeri u vra ne Itali, tjetri ne Rreshen dje. Ku e gjetet te tretin?
Përgjigjupse smund te jene me shume se 2 vellezer? keta thone i eshte vrare vellai ne itali nuk thone qe jane gjithesej 2, mund te jene 3-4 vellezer...
O genti po pse Jane vrare se mesa duket i paske njoh. Kush ishte arsyeja? Kane qene ne hasmeri apo per trafik Jane vrare. Po ne rreshen Kane qene te fortet e zones keta apo ka te tjere aty qe komandojne?
Un Besoj se do i zbardhin
PërgjigjuRrini urt o njerz, mos u merni me llafe si grate e keqija, nese keni kulture mund te beni thjesht Ngushellime! Kanuni ka rregulla,te verteten e dine vetem palet qe kan kohe qe vriten, po' sot cdo gje po' ndryshon, njerzit po' vriten me pagese. SOT PO' HUP BURRERIA TRIMERIA DHE RREGULLAT E TE FAMSHIT "KANUN" TE CILAT JAN DEFORMUAR. Njerzit qe gjykojn ktu ne rralle te pare flasin pa lidhje sepse Ata nuk njohin se ju ka hup etnia, se dyti ktu flitet per MIRDITOR,e jo per turq apo rraca te tjera te shartum e!
Jarin do zbardhin