Zbardhen detaje nga vrasja në një pikë karburanti në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku për pasojë humbi jetën roja i tij, Artan Hoxha, 44-vjeç.
Ai punonte në këtë karburant bashkë me djalin e tij, Denis Hoxha, 22 vjeç.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, të dy babë e bir punonin për të siguruar jetesën, ndërsa mësohet se ajo që vështirësonte edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike, ishte sëmundja e vajzës së mitur.
Të dy duhet të siguronin të ardhura për të bërë të mundur blerjen e ilaçeve dhe trajtimin mjekësor të vajzës së vogël të familjes.
Por, një natë më parë, Artan Hoxha, 44-vjeç, u qëllua për vdekje në gjakftohtësi nga 27-vjeçari, Arqile Koçi gjatë grabitjes së karburantit. Autori i krimit u prangos nga policia disa orë pas ngjarjes, teksa fshihej në një hotel.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com