Këngëtarja Elvana Gjata është kthyer në tregun muzikor me një këngë mjaft emocionuese.
Në këtë baladë këngëtarja që qëndroi në heshtje pas ngjarjes në Ish Bllok, ku u përfshi i dashuri i saj problematik, ka vendosur të tërheqë ndryshe vëmendjen.
‘Tavolina e mërzisë’ është balada e sapo publikuar ku Elvana ka qëndruar larg kurimit me detaje dhe ka ardhur me një pamje të thjeshtë, veshur me xhins dhe flokë thuajse të pa stiluar.
Veç tekstit që duket se i gjithi kushtohet partnerit të saj në arrati nga policia, Elvana shfaqet me lot në sy gjatë sekondave të fundit të klipit.