Deutche Welle jehonë instalacionit ‘COMMON ISM’ në Bunk’Art/ Gentian Minga: Dikur fjala Krishtlindje të kushtonte jetën

Instalacioni “Common ism” ka tërhequr vëmendjen e Deutsche Welle-s. Gazetari Gentian Minga zhvesh nga elementët dekorativ bredhin e veçantë të Krishtlindjeve edhe të Vitit të Ri në Bunk’art 2. Ai i e ka dekoruar me yllin e kuq të komunizmit, drapër edhe çekiç, me portretet e martirëve, si At Zef Pllumi, Musine Kokalari, Marie Tuci, Sabiha Kasimati, Lef Nosi, por jo vetëm. Nuk mungojnë as zinxhirët e burgut!

Dikur të festoje Krishtlindjet ose qoftë edhe të flisje për to mund të të kushtonte jetën. Ky është një instalacion artistik për të na kujtuar edhe njëherë dashurinë për jetën dhe për të vlerësuar liritë që kemi sepse ajo që karakterizonte komunizmin ishte sigurisht, mungesa e theksuar e  lirive. Në qoftë se ky instalacion i bën njerëzit që të kthejnë kokën edhe njëherë nga e kaluara dhe të diskutojnë, mjafton që komunizmi të shtrohet në tryezë  sepse nga ai diskutim bën apo jo ky instalacion ,dhe  njerëzit mësohen me atë  idenë se si ishte ajo kohë dhe çfarë duhet të mësojnë nga ajo kohë.

Gentian Minga, gazetar 

Dëshira e Mingës është që njerëzit të reflektojnë mbi përvojat e së shkuarës, të regjimit komunist në Shqipëri, teksa shohin bredhin, anijet edhe avionët të realizuar me flet libri të shkruara,  nga dora e vet diktatorit Enver Hoxha. Ndërsa, dhuratat s’mund të hapen, sepse janë të kyçura me zinxhir.

Unë kam lexuar dhjetra histori dhe kam parë raste që fëmijët, apo niprit dhe mbesat e nazistëve në Gjermani kanë gjetur kurajon të dalin publikisht në shtetin e tyre dhe t’u kërkojnë falje viktimave të nazismit në emër të gjyshërve, prindërve, të afërmve të tyre. Duhet një reflektim dhe unë shpresoj që të vijë një moment  në Shqipëri që nipër, të afërm apo edhe stërnipër  të komunistëve që kanë kryer krime të  kërkojnë në emër të paraardhësve të tyre ,ndjesë dhe falje.

Gentian Minga, gazetar 

I konsideruar një muze i kujtesës historike , BUNK’ART 2 është nje nga projektet historik-kulturore që fokusohet në ruajtjen e memories kolektive dhe në tregimin e viteve të regjimit komunist,para viteve 90’ duke përfshirë pasqyrimin e të gjithë asaj kohe të errët të këtij regjimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër