Aktori Devis Muka, i njohur gjerësisht kryesisht për batutat në spektaklin e kërcimit 'Dance With Me' apo në rubrikën 'Pa Limit', në një intervistë për Summer Pages foli për veten, karrierën, femrat, aktrimin, femrat përsëri...

I pyetur për karrierën dhe planet në të ardhmen, Devisi u shpreh mjaft optimist, por nuk dha informacione të detajuara. Sa i takon marrëdhënieve me femrat, Devisi edhe pse është në një lidhje disa-vjeçare për momentin, nuk ngurroi të fliste për to.

"Femrat kur më njohin, ose më duan, ose më urrejnë më shumë"- tha ai. I pyetur nëse martesa është në planet e tij, me humor aktori tha: "Të gjithë njëherë martohen, por sot më shumë bujë bën divorci. Por divorc nuk bëj se dashnoret kushtojnë më shumë se dasma".
devis muka
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)