Dezifektant në çdo bankë shkolle, Shahini publikon masat për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj

Dezifektant në çdo bankë shkolle, Shahini publikon masat për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj

Masat e marra në klasa

Dezinfekim i shkollave, postera dhe sinjale orientuese janë disa nga masat që janë marrë nga ministria e Arsimit në prag të rinisjes së shkollave për maturantet, në datën 18 maj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar disa momente nga masat e ndërmarra deri tani dhe punës përgatitore që po bëhet në shkollat.

Në fotot e publikuara nga ministrja e Arsimit, duken se në çdo bankë ka dezifektant për duart, ndërsa janë vendosur edhe pikat që do të ruajnë distancimin social.

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj” – shkruan në rrjetin e saj social Ministrja Shahini.

Hapje e pjesshme e shkollave nga 18 maji deri ne 5 qershor

Mes datave 18 maj – 5 qershor, 2020 do të ketë një hapje të pjesshme vetëm për maturantët. Gjatë kësaj kohe, ata do të zhvillojnë lëndët që janë provime ku përsëriten temat që u përkasin provimeve kombëtare sipas programit orientues, pa përfshirë pjesën e programit për temat që janë marrë gjatë mësimit në kushte të shtëpisë.

Kjo hapje, e shtrirë në rreth 500 shkolla në mbarë vendin dhe për afro 31 mijë maturantë, do të bëhet duke ndjekur rregulla strikte të distancimit social dhe sigurimit e mbajtjes së higjienës në shkollë. Ndërkohë, në çdo shkollë do të ketë postera për distancimin social, rregullat, higjienizimin dhe kujdesin që duhet treguar gjatë qëndrimit në shkollë.

Nxënësit dhe stafi mësimor do të ndjekin protokolle strikte për hyrje-daljet në ambientet e shkollës, lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës dhe respektimin e distancimin social dhe fizik mes nxënësve dhe mësuesve gjatë zhvillimit të mësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 14/05/2020 15:54

    DEZIFEKTIMI ME ALKOOL NUK ELEMINON RREZIKUN E PERHAPJES TE CORONES.....DO SHTOHEN RASTET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën