Dhëndër Fundërrina është një parazit mendjengushtë, një hajn dhe mafjoz që gjithë kohës nuk bën asgjë tjetër veçse llomotit lart e poshtë si ta justifikojë hajdutllëkun, domethënë si ta shesi mutin për hallvë, shurrën për sherbet, kakën për revani.
Dhëndër Fundërrina s'ka lënë gjë pa vjedhur nën hijen e vjehrrit komunist, llapaqen, hajdut, rrenacak.
Dhëndër Fundërrina paguan vetëm me pare të vjedhura. Nga shpenzimet më të vogla deri te astronomiket. Nga kafja e mëngjesit, që iu zëntë në fyt inshallah, te zagarët që mban rrotull, e deri te vaskat e përditshme me qumësht buallice që i kanë thënë se bëjnë mirë për diabetin që po ja kalb trurin.
Dhëndër Fundërrina nuk ka vjedhur vetëm troje, pallate, grataçiela, prona, vila.
Dhëndër Fundërrina ka vjedhur gjithçka. Edhe gjëra që njeriut normal s'ia rrok mendja. Për shembull, fatin e pamerituar bashkëshortor.
Sali Kulla sot e kësaj dite nuk ia fal vetes gabimin që e lidhi fatin e çupës me një gjysmak dhe halabak si Dhëndër Fundërrina.
Kur kujton gabimin e pafalshëm, Doktor Dinakut lotë të nxehtë ia çajnë dhe thellojnë rrudhat pleqërore duke iu rrokullisur nëpër faqe.
Por është vonë. Për më tepër që Dhëndër Fundërrina boshnjak, vjehrrit serb i dëshmoi goxha talent në hajdutllëk.
Dhëndër Fundërrina, të vetmen gjuhë që di dhe fjalor që përdor, gjuhën dhe fjalorin komunist propagandistik, e ka vjedhur nga soclibrat.
Gjestet i ka të vjedhura nga socfilmat.
Zhargonin ia ka vjedhur rrugaçëve të kafeneve.
Grataçielat dhe vilat ua ka vjedhur taksapaguesve fukarenj.
Për nderin e paçmuar që i kanë bërë duke ia mundësuar dhe lehtësuar vjedhjet, Dhëndër Fundërrina e ka të shkruar në ballë falënderimin për Sigurimin, nomenklaturën, komitetet, plenumet, kongreset, pa ndihmën e sinqertë dhe të bollshme të të cilëve nuk do mund të sillte në Demokraci asnjë nga të zezat e Diktaturës.
Dhëndër Fundërrina, pa pare të vjedhura, do të ishte i padukshëm.
Të dukshëm, Dhëndër Fundërrinën nuk e bën asnjë punë, asnjë kontribut, asnjë zotësi, asnjë talent, vetëm hajdutllëku.
E folura dhe e shkruara e Dhëndër Fundërrinës është aq e thatë dhe aq e varfër, sa kuptohet menjëherë se Shqipen dhe Abetaren i ka të vjedhura.
Dhëndër Fundërrina, gjuhën e rrenave ia ka vjedhur Zërit të Popullit. Gjuhën e intrigave, mbledhjeve të partisë që ia ka mësuar vjehrri komunist. Gjuhën e thashethemeve ua ka vjedhur militantëve demokratë, atyre hajdutëve që presin e përcjellin Doktor Lugatin para SPAK-ut.
Dhëndër Fundërrina është një krijesë e mënxyrshme dhe sterile, me zero kripë, hiç yndyrë, nul njerzillëk.
Pa asnjë edukatë, asnjë qytetari, asnjë shkollim të thellë, asnjë iniciativë, asnjë rendiment në asnjë fushë dhe asnjë pikëpamje, Dhëndër Fundërrina është një kufomë sociale, politike, ekonomike, që s'ka ekzistuar kurrë në Shqipëri, dhe sot s'e gjen kurrkund mbi faqe të dheut. As në Rusi, Kubë, Kore.
Dhëndër Fundërrina edhe vetë mahnitet si ndodhi që, pa asnjë talent, asnjë zotësi, asnjë cilësi, sa hap e mbyll sytë u bë miliarder me 100 metra katrorë truall të vjedhur.
Hajdut i pangopur, rrenacak i papërmbajtur, llapaqen i pështirë, Lei Feng i ardhur direkt nga Revolucioni Kulturor maocedunist kinez, Dhëndër Fundërrina është shëmbëlltyrë e përsosur e proverbialit Zengjin i Ri. Atij fukarait të pangopur që kur gjeti kos leu bythën, me të gjitha karakteristikat negative që ky përcaktim gjenial përmban.
Dhëndër Fundërrina është një butak, një tarallak, një inferior, që merret natë e ditë me një më budalla se vetja, me Fejsbuk.
Dhëndër Fundërrina është një shpellar primitiv me kapele republikë, aq i urtë, i butë, i zgjuar, i edukuar, i qytetëruar, i ndershëm, i pafajshëm, i këndshëm, i lezetshëm, i bukur, sa ke qejf ta pështysh.
-
Bukur e keni shkruar e pershkruar por ai I pasur u bo te ardimento femijeve ja sicuro dhe gjemb ne krmbe nik ka per tju fut.Se egjitha eshte nje loje sa me i marr mend popullit e gjitha nje teater
Përgjigju










Komente
Komento