ELBASAN- Policia e Vlorës ka dyshime të forta lidhur me vrasjen e bujshme në Drimadhë, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur i vrarë. Sipas policisë ka denoncime të bazuara se 28-vjeçari Denis Vyshka nga Elbasani, i cili punonte kamerier në lokalin bregdetar, është vrarë para telefonatës së njërit nga pronarët e lokalit në 129 për të denoncuar humbjen e 5 mln lekëve të vjetra. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të saktësojë orën e saktë të vrasjes së 28-vjeçarit, për të provuar nëse i riu është vrarë para apo pas denoncimit për humbjen e parave.
Njoftimi i policisë së Vlorës
Në sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë, në numrin pa pagesë 129, apo drejtpërdrejtë te specialisti i policisë në zonë, nga viktima D.V., nuk ka pasur asnjë kallëzim apo njoftim për kërcënime nga pronarët e lokalit në drejtim të tij.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se njëri nga pronarët e lokalit “Shija e detit” dhe pikërisht shtetasi Altin Imeraj ka telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Vlorë, në numrin 129, më datë 14.08.2014 në orën 05.09. Ai ka denoncuar humbjen e një shume prej 500.000 lekësh të rinj.
Me marrjen e këtij njoftimi një grup i përbërë nga një specialist i hetimit të krimit dhe një ekspert kriminalist kanë shkuar në fshatin Dhërmi në orën 07:00 ku kanë kryer veprimet procedurale në lidhje me kallëzimin për humbjen e parave.
Trupi i D.V. është gjetur rreth orës 10.50. Ekspertiza mjeko-ligjore do të saktësojë orën e saktë të vrasjes së tij, por nga hetimet paraprake ka dyshime të bazuara se 28-vjeçari është vrarë përpara se në Sallën operative të denoncohej humbja e shumës prej 500 mijë lekë.
Kësisoj pretendimet sipas të cilave Policia kishte dijeni më parë për kërcënime ndaj viktimës janë krejtësisht të pabaza dhe nuk ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë ka vënë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit të gjithë materialet hetimore si dhe provat e grumbulluara në vendngjarje dhe do të vijojë punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e kësaj vepre të rëndë penale.
Familjarët: Denisi djalë i vetëm, punonte për familjen
Denis Vyshka, kamarieri 28-vjeçar nga Elbasani që u dhunua për vdekje nga pronarët e lokalit ku punonte në Drimadhë të Vlorës, ishte djalë i vetëm dhe me atë punë siguronte të ardhura për familjen.
Ishte zhvendosur në Vlorë për të punuar si kamarier me qëllim për të hequr një pjesë të shpenzimeve të shkollës dhe për t’i ardhur në ndihmë familjes.
Të afërmit e tij shprehen se 28-vjeçari njihej si njeri si qetë dhe jo problematik, ndërsa pohojnë se nuk kanë shumë dijeni për rrethanat e ngjarjes ku ai humbi jetën, ndërsa të njëjtin mendim ndajnë edhe komshinjtë e tij.
“E njohim për djalë shumë të mirë, i urtë, i sjellshëm me shoqërinë me çdo njeri. Kur e morëm vesh na erdhi si bombë. E çoi familja për punë dhe sesi erdhi puna as unë s’e di. Djali i kishte marrëdhëniet e mira me të gjithë, kishte punuar në lokale të mira, serioze. Shkoi atje dhe ja si ndodhi. Nuk ishte as i fejuar dhe as i martuar. Shteti të bëjë punën e vet”, thotë i afërmi i 28-vjeçarit.
Ndërsa fqinji i tij thotë se “Është një ngjarje e papranueshme. Ai ishte një djalë, që edhe mizën nuk e prekte. Nuk mund të imagjinoj çfarë janë këto njerëz, çfarë janë ato egërsira që të bëjnë atë që bënë. Nuk e di sesi mund të ketë kafshë të tilla, bisha të tilla. Unë atë djalë e kam njohur, dy javë më përpara kam ndenjur me të, kam folur. Më të urtë më të sjellshëm më të edukuar s’kishe ku ta gjeje. Qofshin ata që janë, qofshin ata njerëz që I kanë rritur ato egërsira, nuk e di se çfarë janë, në cilin pyll, në cilën xhungël janë rritur. Nuk arrij ta perceptoj atë që ka ndodhur. Më duket sikur nuk ka ndodhur.
/Shqiptarja.com

VIDEO