TIRANË - Bayern Mynihut do ti duhet të bëjë pa David Alaban për pjesën e mbetur të sezonit.
Lojtari është dëmtuar gjatë miqësores së djeshme të Austrisë dhe fatkeqësisht dëmtimi i tij është më i rëndë nga se pritej. Sipas mjekëve austriak, Alaba nuk do të mund të kthehet në fushë para qershorit, çka do të thotë se sezoni për të është i mbyllur.
Alaba i shtohet listës së mungesave të skuadrës Gjermane, ku edhe Robben mbi të gjithë duket i parekuperueshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë më shumë dhimbje koke për teknikun Guardiola. /ATSH/