Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi te enjten ne ambjentet e Hotel Tirana International, Konferencen me teme "Reflektimi i 15 viteve eksperience dhe e ardhmja e Burimeve Njerëzore" .
Konferenca u organizua në kuadrin e 15 vjetorit të Dhomës Amerikane dhe kishte qëllim hapjen e ë çel një diskutim në nivel ekspertësh për sfidat që ka sot tregu i punës, përgatitjen e shkollave profesionale për ti shërbyer këtij tregu dhe rolin qe duhet te luaje biznesi .
Ekspertë të Ministrisë së Punës përballë anëtarëve të Dhomës Amerikane diskutuan mbi këtë tematikë dhe për t'i dhënë përgjigje pyetjeve qe ngrihen sot , argumentuan risitë që duhen të gjejne pasyrim në Kodin e Punës dhe Sigurimet Shoqërore .
Sipërmarresit vune theksin ne rritjen e kandidatëve të kualifikuar për t'iu bashkuar stafit të tyre.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, u shpreh se "Po shikojmë si të zhvillojmë burimet njerëzore, kompanitë tona janë duke kërkuar staf më të kualifikuar në kuadrin teknik. Nëse duam të kemi rritje ekonomike, mund ta bëjmë duke hapur vende të reja pune dhe biznese të reja. Për këtë është i domosdoshëm një staf i mirëpërgatitur. Duam që investitorët të përqendohen në qëllimin e tyre, që janë investimet dhe jo të shpërqendrohen me probleme të tjera".
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare./atsh/












