Skulptori i njohur Muntaz Dhrami ka qenë i pari që ka shprehur mendimin se vendosja e një statuje interieri, konceptuar për një ambient të mbyllur do të ishte një poshtërim jo vetëm pwr Ismail Qemalin, por edhe për emrin e madh të Odise Paskalit. “Vetë Odise Paskali nuk do ta pranonte kurrë këtë veprim. Ai është një skulptor nga më të mirët. Nëse zhvendosim një vepër të bërë për mjedisin e muzeut në një shesh të hapur dhe ta prezantojmë si shtatore do të jetë kundër ligjeve estetike të artit”. Skulptori i njohur ishte duke punuar në studio, kur ia thamë këtë lajm dhe nuk mundi ta besonte. “Nëse duan të nxijnë veprën e Odise Paskalit, ata mund ta bëjnë me këtë vepër. Paskali ka shumë vepra të mira. Nëse ne i tregojmë publikut se kjo është një skulpturë monumentale, fyejmë artin e tij. Skulptura monumentale vendoset në marrëdhënie të tjera me sheshin, hapësirën dhe konceptin e një monumenti që iu dedikohet shesheve publike”, tha skulptori i njohur, duke e quajtur këtë gjest jo vetëm një poshtërim për skulptorin pas vdekjes, por edhe për themeluesin e pavarësisë Ismail Qemalin. Skulptori është i revoltuar që shteti nuk është në gjendje të derdh një shtatore dinjitoze për themeluesin e Pavarësisë në 100-vjetorin e saj.