Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Zbardhet dëshmia e dhunuesit të vetëdorëzuar: Donin t’i bënin presion avokatit të hiqte dorë

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Zbardhet dëshmia e dhunuesit të vetëdorëzuar: Donin t’i bënin presion avokatit të hiqte dorë

1717055960_finalprojekt.01433104.Still203.jpg

Para hetuesve, Dorian Alia, njëri prej dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi ka dhënë një deklaratë duke treguar me detaje se plani ishte i mirëorganizuar dhe porositur nga Dritan Nano.

Alia u vetëdorëzua pasditen e 29 majit pak orë pas ngjarjes së rëndë ku së bashku me 2 miqtë e tij dhunuan me sende të forta avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish Bllokut.

Dorjan Aliaj ka pranuar para hetuesve qe ishte në sulmin ndaj avokatit Mëngjesi.

Sipas tij, e kishin planifikuar sulmin dhe ndjekur avokatin, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e avokatit. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën.

Ai ka thënë se donin ti bënin presion Mëngjesit të hiqte dorë nga gjyqi që kishte hapur për të marrë detyrimet sipas kontratës që i detyronte pala që kishte fituar gjyqin. Mëngjesi kishte hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e kishte fituar dhe përmbarimi kishte bllokuar pronën e tij (Nanos), duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Aliaj ka pretenduar para hetuesve se gjithë dhunën ndaj avokatit e ka kryer prej miqësisë me Dritan Nanon dhe se ia kishte kërkuar ai.

Më tej ai ka thënë se ishin përgatitur për t'i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në gjendje kome! Mjeku: 72 orë vendimtare! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë