Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, Zhupa depoziton pr.ligjin: Burg deri në pesë vjet kush godet punonjësit e medias

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt ligj për mbrojtjen e gazetarëve. Duke marrë shkasë nga sulmi i paprecedentë ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila për shkak të detyrës si dhe për disa raste të tjera në disa media, Ina Zhupa thotë se duhen disa shtojca në kodin penal për gazetarët, duke shtuar dënimin ndaj agresorëve.

Në nenin 237 ‘Goditjet për shkak të detyrës’ ku përfshihen punonjësit e shërbimit publik, infermierë e doktorë, Zhupa së bashku me disa deputetë të tjerë kanë propozuar që në këtë nen të shtohet një paragraf për punonjësit e medias, duke përfshirë operatorë, fotoreporterë për shkak të detyrës. Dënim për agresorin duhet të jetë nga 1 deri në pesë vjet, nënvizohet në pr ligjin e propozuar.

"Është nga ato raste në fakt ku projektligji prek drejtpërdrejt juve dhe punën tuaj si gazetarë, por edhe të gjithë punonjësve të medias Atëherë, jam këtu para jush për t’ju shpjeguar depozitimin e fundit që kam bërë në parlament. Projektligji që synon ndryshimin e kodit penal të Shqipërisë, duke rritur dënimet për ata që kanosin gazetarët, ata që dhunojnë, kanosin, apo vrasin gazetarët, duke uruar që kjo e fundit të mos ndodhë kurrë.

Dënimet janë klasifikuar si dënime për shkak të deytrës dhe klasifikohen me të njëjtën ashpërsi si ato të kryera ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, apo ndaj mjekut.

Për shkak se edhe gazetarët sot për shkak të retorikës kundra gazetarëve që përdor Kryeministri Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazan’, duke i cilësuar mediat e kapura, duke i çuar në riedukim, duke i përdorur këto terma të cilat nxisin dhunë, urrejtje, kanë rritur edhe rastet e dhunimeve të gazetarëve. Vetëm  ditët e fundit kemi disa raste, ku janë dhunuar gazetarët e Report Tv, të emisionit Fiks Fare, dhe gazetarë të tjerë të cilët marrin mesazhe kërcënuese, apo kanosen gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si gazetarë.

Mos të harrojmë që punonjësit e medias, që nga reporteri, kameramanët, gazetarët të gjithë vënë edhe jetën e tyre në rrezik shpeshherë për të raportuar lajmin. Për të qenë atje ku ndoddh lajmi 24 orë. Ju e keni parë sesi kanë raportuar kolegët tuaj, por edhe ju vetë nga zonat e tërmetit, në ditët e fushatave elektorale, kudo në çdo cep sa herë që ka një ngjarje. Dhe raportimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për emisione investigative janë të gjitha në shërbim të zbrdhjes të së vërtetës, në shërbim të interesit publik.

Dhe ky është një mision. Dhe për aq kohë sa gazetari është duke kryer një mision, dhe për këtë mision fisnik që bën ndaj qytetarëve merr edhe kërcënime, merr edhe kanosjen, merr edhe dhunimin, atëherë ashpërsia duhet të jetë maksimale. Konkretisht unë kam propozuar ndryshimin e nenit goditje për shkak të detyrës, duke futur nenin 137 me këtë paragraf: “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit, apo punonjësit të mediave për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dërgohet me burgim nga 1-5 vjet.”

Gjithashtu ndryshimin e nenit 138 i titulluar ‘Kanosja për shkak të detyrës’, ku shtohet:”Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, fotoreporterit, operatorit, apopunonjësit të mediave për shkak të veprimtarive të tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme, ose të njohura dënohet me burgim nga 1-3 vjet.”

Këto janë dy ndryshimet që unë kam depozituar në Kuvend. Uroj shumë që si ndryshimet e tjera që kemi depozituar të shqyrtohen, sepse këto kohë jemi duke hasur vështirësi për shqyrtimin, për futjen në axhendën parlamentare, për diskutimin e tyre në komisione në mënyrë të tillë që edhe qytetarët ta dëgjojnë, por edhe deputetët të shprehin mendimet e tyre pro edhe kundër.

Ne nuk imponojmë dot kartona, nuk imponojmë dot votat, por ne kërkojmë zbatimin e rregullores. Që një projektligj që ne e depozitojmë atje të mund të shqyrtohet dhe diskutohdet për interesin publik. Dhe uroj që ky të mos mbetet sa më gjatë në sirtaret e parlamentit, por të diskutohet dhe sigurisht të votohet pro, sepse nuk ka të bëjë as për majtas, as për djathtas, nuk të të bëjë me përqasje politike, por lidhet me një veprimtari që është shumë e rëndësishme për pushtetin e katërt me sigurinë e gazetrëve, fotoreporterëve dhe punonjësve të medias.

"- tha Zhupa.  

Si ndodhi ngjarja?
Pas publikimit të lajmit në Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari i Report Tv është telefonuar rreth orës 14:47 nga djali i Fran Amerit, i cili ka ofenduar dhe kërcënuar gazetarin Hila. Përsëri rreth orës 16:42, gazetari ka marrë një tjetër telefonatë, kësaj radhe nga Paulin Përgjini, i cili i ka kërkuar që të takohen përballë Bar Firence në afërsi të rrugës së spitalit të Lezhës.

Kur ka mbërritur në vendtakim, gazetari Hila shoqërohej nga bashkëshortja e tij Benereta Hila. Dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri kanë zbritur nga një mjet tip ‘Golf 6’ dhe i kanë kërkuar gazetarit që të zbresë nga makina. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe është përballur me ofendime e kërcënime nga Përgjini dhe Ameri. Në një moment, bashkëshortja e gazetarit Hila ka zbritur nga makina për t’iu kërkuar dy personave të largoheshin. Ajo ka nxjerrë telefonin për të telefonuar policinë, por Ameri i ka rënë me dorë telefonit të saj, dhe kur Benereta Hila është ulur për ta marrë, Indrit Ameri e ka qëlluar me grusht në qafë.

Cili ishte lajmi për të cilin u dhunua gazetari Elvis Hila?
Gazetari i Report Tv Elvis Hila është dhunuar për shkak të detyrës dhe gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentesh".

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Relacioni

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Projektligji

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 15/02/2023 07:32

    Shume iniciative e mire.Por mungon dicka e rendesishme:-Shpifjet,akuzat pa argumenta ne gojen e gazetare e dhe faqeve te shtypit mbeten te pandeshkuara.Madje gazetare dalin me imunitet me te forte se deputetet.Po keshtu Edhe per shpifjet e deputeteve qytetare,jashte salles se parlamentit.Duhet te gjejne zgjidhjen ligjire Edhe keto ceshtje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë