Gurorja e Rrajave dëmtoi shtëpitë e fshatit Borizanë, hetimet në fazë paraprake! Policia e Krujës dorëzoi dosjen 186 faqe në prokurori

Bilbil Maja që sot është ende në spital nga plagët e shumta që mori nga dhuna barbare e fisit Rraja, ka bërë denoncim në policinë e Krujës në maj të këtij viti për shkatërrimin e shtëpisë nga shpërthimet me tritol në guroren e Përparim Rrajës në Borizën.

Këtë e zbulon policia e Shtetit në një njoftim publik dhe thotë se denoncimi i Majës është referuar në Prokurorinë e Tiranës më 5 maj 2023, një material 20 faqe – thekson Policia e Shtetit – mbi këtë kallëzim.

"Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale" thuhet në njoftimin e policië

Pra policia thotë se në atë kohë, efektivët kanë shkuar në terren për të parë dëmet në shtëpinë e Bilbil Majës, por kanë marrë edhe prova materiale, ndoshta gjurmë të mjeteve shpërthyese në gurore apo dokumentacion të kompanisë së Përparim Rrajës, por kjo nuk specifikohet në njoftim.

Policia e Krujës ka kryer hetime të mëtejshme – thuhet zyrtarisht – dhe më 10 maj ka referuar të tjera materiale në Prokurorinë e Tiranës, një dosje me 186 faqe  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti"

Dosja përfundimtare me materiale të tjera shtesë, është bërë më 30 maj.

Ky njoftim publik i Policisë së Shtetit, nxiti edhe reagimin e Prokurorisë së Tiranës, e cila tha se hetimet e para kanë nisur që më 18 maj, pas referimeve të policisë, por në 25 maj, organi i akuzës i ka kërkuar hetime shtesë policisë së Krujës. Me plotësimin e dosjes, prokuroria e Tiranës thotë se regjistroi hetimin për shkatërrimin të pronës, më 19 qershor të këtij viti, i cili është në fazë paraprake.

Denoncimi i Bilbil Majës në Policinë e Krujës është bërë pasi banorët kanë protestuar për disa ditë rresht në fillim të majit, duke bllokuar rrugën e kamionëve për të shkuar në gurore, në mesin e tyre edhe Bilbil e Jashar Maja, të dhunuarit nga fisi Rraja. Efekte protesta

Dhuna barbare e Rrajave me shkopa bejsbolli e armë ndaj kushërinjtë që pinin kafe në një lokal në Thumanë, solli dhe spastrimin e komisariatit të Krujës në nivel drejtuesish, ndërsa rendin e sigurinë në këtë territor e mori përkohësisht Tonin Vocaj, kryepolici i Tiranës, që po ndjek hetimet ndaj Rrajave. Report Tv publikoi me zë dhe figurë se në dyert e komisariarit të Krujës banorët kishin adresuar më shumë se 40 denoncime kundër gurores së Përparim Rrajës, që nga shpërthimet pa kriter me tritol, u dëmtohen shtëpitë, por askush nuk kishte lëvizur as gishtin për të vepruar.

Në një deklaratë publike të Policisë së Shtetit thuhet se blutë e Krujës  kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, “me paanshmëri dhe konform ligjit me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të personave përgjegjës”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Dhuna e Rrajave për guroren, Prokuroria: Prej qershorit kallëzimi i Bilbil Majës në fazën e hetimeve paraprake

 

Prokuroria e Tiranës reagon lidhur me konfliktin e ndodhur në Borizanë për guroren e Rrajave dhe denoncimin e banorëve të fshatit se po u dëmtoheshin banesat.

Në një prononcim për median, prokuroria sqaron se më 18 maj është regjistruar procedim penal dhe 7 ditë më pas i është deleguar dosja për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë

Më pas më 19 qershor është regjistruar një procedim penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Pena dhe se çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

Njoftimi i Prokurorise

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.

Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja