Studimi, 22% e adoleshentëve shqiptarë kanë përjetuar dhunë në marrëdhëniet intime

Ngjarja që zbulua pak ditë më parë në Kavajë, ku një 14 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga 8 adoleshentë, ka ndodhur edhe më parë në 2013-ën në Lezhë, por nuk është bërë asgjë në këto 5 vjet për të parandaluar përsëritjen e episodeve të tilla. Kështu u shpreh studiuesja Mirela Arqimandriti, ndërsa prezantoi gjetjet e një studimi të kryer nga “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas” me titull “Dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë” sipas të cilit 22 % e të rinjve në Shqipëri kanë përjetuar dhunë në marrëdhëniet intime, ku vajzat dhunohen fizikisht 3 herë më shumë se djemtë.

Ngjarja që ndodhi në Kavajë, ka ndodhur në 2013-ën në Lezhë, është e njëjta histori. Dhe nuk është bërë asgjë nga 2013 deri në 2019 që këto ngjarje të parandalohen në shkolla. Nuk ka në asnjë shkollë një poster të madh ku shkruhet numri i emergjencës për fëmijët, që është gjëja më e thjeshtë e mundhshme. Dhe ku të tregojë disa pika kryesore nga të drejtat dhe detyrimet që kanë nxënësit nga një moshë e caktuar penale se si ata shumë shpejt mund të futen në krim, se si kjo u shkatërron jetën e tyre.

Mirela Arqimandriti, studiuese

Ky është studimi i parë kombëtar që analizon dhunën në marrëdhëniet intime mes të rinjve dhe sipas Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) theksoi se ideja për realizimin e tij lindi nga nevoja për të kuptuar më mirë dinamikat dhe perceptimet ndaj dhunës në marrëdhëniet e para intime mes të rinjve, në mungesë të një studimi të tillë në vendin tonë.

Ajo çka është problematike, sipas këtij studimi, është se gjysma e adoleshentëve thonë se nuk kanë kujt ti tregojnë në rast se janë viktimë e një dhunimi psikologjik, fizik apo seksual. 77 % e tyre madje thonë se nuk flasin asnjëherë apo shumë rrallë me prindërit për marrëdhëniet intime, ndërsa vihet re një besim i ulët tek mësuesit.

E pranishme ishte dhe Etleva Sheshi, përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila theksoi një sërë masash që janë marrë nga qeveria, ku më e fundit një nismë për të ofruar të gjitha shërbimet personave që janë viktimë e dhunës seksuale dhe veçanërisht viktimave të përdhunimit. Sipas studimit, shumica dërrmuese (89%) e të rinjve 16-19 vjeçarë e konsiderojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave një problem serioz dhe 75 % e tyre besojnë se dhuna me bazë gjinore ka si shkaktarë kryesorë përdorimin e alkoolit dhe drogës.

Gjetjet më të rëndësishme të studimit:

- 1 në 3 adoleshentë/e  (34 përqind) deklarojnë  që kanë qenë të paktën një herë në një marrëdhënie intime.

- Mosha mesatare e raportuar e fillimit të një marrëdhënie intime është rreth 16 vjeç, me djemtë që hyjnë në një marrëdhënie intime 15.8 vjeç, rreth një vit më herët se vajzat (16.8 vjeç).

- Të dhënat tregojnë se 1 në 2 vajza (54 përqind) dhe 1 në 3 djem  (32 përqind) që kanë qenë në marrëdhënie intime, nuk kishin përdorur asnjë mjet mbrojtës gjatë marrëdhënieve intime. 

- Afërsisht 1 në 3-4 vajza (28%) dhe 1 në 5 djem (20%)  që kanë qenë në një marrëdhënie intime raportojnë të kenë përjetuar dhunë nga partneri/partnerja (22% mesatarja)

- Në një marrëdhënie intime vajzat dhunohen fizikisht 3 herë më shumë se djemtë dhe kërcënohen apo poshtërohen 2.5 herë më shumë se djemtë.

- 1 në 2 të adoleshentë  (rreth gjysma) raportojnë se ka pak ose aspak mundësi t‘i tregojnë dikujt në rast se janë viktimë e një dhunimi psikologjik, fizik apo seksual.

- 3 në 4 të rinj/të reja të intervistuar/a (77%) raportojnë se nuk flasin asnjëherë apo flasin shumë rrallë me prindërite tyre për marrëdhëniet. Biseda të tilla vazhdojnë të mbeten tabu për shoqërinë shqiptare, por nga ana tjetër prindërit vazhdojnë të ushtrojnë kontroll mbi jetën e adoleshentëve/eve.

- Shumica dërrmuese (89 përqind) e të rinjve 16-19 vjeç e konsiderojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave si një problem serioz në komunitetin ku jetojnë -  1 në 3 të rinj njohin tëpaktën një vajzë të dhunuar nga partneri dhe 1 në 3 njohin njëvajzë të dhunuar nga familja. 

- Adoleshentët/et që kanë në rrethin e tyre të dhunuar/a osedhunues/e janë pothuaj dy herë më të predispozuar për të qenëviktima të dhunës  (24 përqind përkundjet 13 përqind)

 

Sjelljet kontrolluese të adoleshentëve/eve ndaj partnerëve/ eve në marëdhënie intime.

- 64 përqind e konsiderojnë si të pranueshëm kontrollin e aktivitetit të partnerit/ es në rrjetet sociale.

- 52 përqind e konsiderojnë të pranueshme të përcaktosh me këtë shoqërohet partneri/ja.

- 38 përqind e konsiderojnë si të pranueshme t’i bërtasëshpartnerit/es kur janë vetëm.

- 28 përqind e konsiderojnë të pranueshme të injoroshpartnerin/en dhe të refuzosh të flasësh me të.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komentuesi: 08/02/2019 17:15

    Keto jane budalliqe thjeshte per tu bere lajme dhe te dal agjensi te tilla me derjtori idiote. Raste si keto ndodhin perdite dhe do vazhdojne te ndodhin. Statistikat jane kot, dhe thjeshte kjo gje beri zhurme ngaqe e postoi ish-kryeministri ne rrjete sociale. Mos ua vini fajin as femijeve, as mesuesve. Do perseritet dhe do bejne si te cuditur serisht!!

    Përgjigju
  • Albana: 08/02/2019 16:47

    Kujt ja kerkoj "drejtoresha" qe te kete here dicka, ajo vete cka here. Si e justifikon pagen kjo "drejtoresh"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë