Dhuna mes adoleshentëve, sociologu Tushi në Report Tv: Prindërit komunikojnë vrazhdë me ta! Kallanxhi: Të kuptojnë që mediat sociale një ‘furtunë në gotë’

Familja, shkolla dhe shoqëria janë përgjegjës për sjelljet e papërshtatshme të të miturve që përfshihen në skema mashtrimi apo dhune. Kështu mendon sociologu Gëzim Tushi, i cili në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj, u shpreh se jemi ne që duhet të ndryshojmë sjellje me adoleshentët e sotëm, pasi kohët kanë ndryshuar.

Sipas sociologut, prindërit duhet të komunikojnë me ta dhe se nuk duhet të prindërojnë me modele të vjetra. Tushi foli edhe për dhunën e nxitur në rrjetet sociale mes të rinjve, dhe sërish bëri përgjegjëse shoqërinë që e nxit atë. 

‘Krim rinor që ka marrë përmasa që nga krimin banal e deri te krimi kibernetik. Ne duhet të jemi të vërtetë. Është pasqyrim i gjithë problemeve që ka shoqëria shqiptare. Ky është një mallkim i madh që i vjen shoqërisë sonë nga vetja nga brenda. Ky krim minor është lidhur me faktin se në shoqërinë shqiptare janë dobësuar institucionet e shëndetit social. Është dobësuar familja, shoqëria media. Drogë elektronike e përhapur në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të shikoni fëmijët që janë të opsionuar ndaj celularit. Ka pasoja, ndikimet janë jo vetëm të karakterit moral, por edhe psikologjik. Me adoleshentët duhet të komunikosh, pasi ato janë të pirur që të refuzojnë figurat që i edukojnë. Ne duhet ti mbrojmë nga vetja. Prindërit duhet të komunikojnë me to, edhe prindërit. Ne duhet të pranojmë këtë lloj turpi jemi të dhunshme kemi komunikime të vrazhda, primitive. Po fusim idenë në që në kohën e sotme të jesh i suksesshëm do të thotë të jesh i fortë. Të dominosh mbi të tjerët. Në këtë kontekst mendoj se adoleshentët këta janë. Prindërit duhet të mësojnë të kuptojnë adoleshentët në specifikat e tyre. Ne vazhdojmë të prindërojmë me modele të vjetra dhe këta nuk shkojnë më adoleshentët e sotëm. Si ka mundësi nuk e kupton prindërit që vuan nga lëndët psikontrope.’- tha Tushi.

Ndërsa eksperti i teknologjisë, Tomi Kallanxhi, u shpreh se prindërit duhet të monitorojnë adoleshentët për përdorimin e rrjeteve sociale.

Adoleshentët duhet të monitorohen nga prindërit. Prindërit të kontrollojnë në kohë reale sa kohë kalojnë në rrjetet sociale. Një nga pjesët më të rëndësishme është se adoleshentët mund të mësojnë si të menaxhohet një krizë digjitale. Që e gjithë social media është një cunam në gotë. Edhe ato idhujt e tyre që krijojnë konflikte të rinjtë duhet të kuptojnë se çdo gjë bëhet për social media për të gjeneruar like, komente, ato mbesin në social media. Duke parë Tik-Tok ku shajnë njëri tjetrin në jetën reale nuk nxjerrin asgjë. Është një realitet i pavërtetë dhe me këtë kulturë duhet të rrisim të rinjtë.’- tha Kallanxhi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni