Për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Elis Pulaj gjatë ndeshjes Delvina-Albpetroli ditën e djeshme ka reaguar dhe Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit.
BASHF shpreh solidaritetin me gjyqtarin Pulaj dhe, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente për ndalimin e autorëve të dhunës dhe vënies para përgjegjësisë penale.
Gjithashtu, ata u bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të marrin të gjitha masat për të parandaluar akte të tilla.

"Ne nxisim lojën 'fair play' dhe theksojmë me forcë se dhuna nuk ka vend në futboll" - shkruan BASHF.
Ditën e djeshme, një person me iniciale A.H. hyri në fushë gjatë ndeshjes mes 2 skuadrave dhe goditi me gurë arbitrin anësor Elis Pulaj për arsye të paqarta.
Më pas ai është larguar ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
E.M.//Shqiptarja.comKomente


Polica nuk kishte ne ate ndeshje?Apo ishin ne gjume?Te merren masa ndaj policave dhe shefave te tyre se nuk e kane bere detyren.
Përgjigju