Dhuna ndaj biznesmenit libanez
arrestohet një 26-vjeçar nga Sukthi

Dhuna ndaj biznesmenit libanez<br />arrestohet një 26-vjeçar nga Sukthi
Pas 5 ditëve policia ka identifikuar dhe arrestuar, një autor të dyshuar për dhunën ndaj biznesmenit libanezo-amerikan, Faad Mitri.
 
I arrestuari është Skënder Kraja, 26-vjeç nga Sukthi. Sipas burimeve nga policia njërin nga të arrestuarit e ka identifikuar vetë biznesmeni libanez.
 
Sipas policisë, Kraja, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se 5 ditë më parë, në aksin rrugor, Kashar - Rinas, pas një përplasje mjetesh, i cili ka degraduar në konflikt fizik, kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, F. M., 55 vjeç me kombësi libaneze dhe shtetësi amerikane, banues në Tiranë.
 
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet e sekuestrua 35 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabiss Sattiva.
 
Ne kerkim – Për ngjarjen e regjistruar të shtunën, me 10 shtator 2016 në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit janë shpallur në kërkim edhe dy persona me banim në Sukth të Durrësit:  V. D., 32 vjeç,  dhe L. M., 39 vjeç.

Biznesmeni libanez, Faad Mitri, u dhunua pak ditë më parë në kryqëzimin e Laknasit pas një aksidenti të inskenuar, ku Faad Mitri u godit me shkop bejsbolli dhe sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.
 
Aktualisht po hetohet mbi pistën e konfliktit për investimin 180 mln Euro që libanezi po bën në Gjirin e Lalzit, pasi mes biznesmenit dhe pronarëve të tokës ku po ndërtohet resorti ka pasur një debat pas vendimit të gjykatës së Durrësit pro investitorit.
 
Faad Mitri mund të jetë dhunuar për shkak të këtij procesi gjyqësor të fituar ndaj pronarëve të tokës ku po ndërton kompleksin turistik, pasi njëri nga të ndalurit nga policia, Landi Muharremi pretendon se toka ku po ndërtohet resorti është e tij dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë.
 
Dhunimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen për kryerjen e punimeve.
 
Pak kohë më parë gjykata e Durrësit ka dhënë një vendim pronësie për tokën ku biznesmeni po ndërton kompleksin turistik.
 
Sipas hetuesve, disa banorë të zonës e kanë pretenduar këtë pronë me vendim gjykate, por ky dokument nuk u jepte atyre të drejtën e pronësisë.
 
Vetë biznesmeni, gjatë një bisede jashtë kamerave me Report Tv ka deklaruar se ky incident vjen pasi Këshilli bashkiak i Durrësit ka dhënë lejen për punimet.
 
Po ashtu Mtiri ka treguar edhe për momentet e konfliktit në Qafë-Kashar. Sipas tij, dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymtyrëve në kokë dhe në trup.
 
Kujtojmë që pas dhunimit në kryqëzimin e Laknasit, autorët i bënë thirrje biznesmenit që të largohet nga Shqipëria.

Resorti në Gjirin e Lalzit
Pas resortit gjigant me vlerë 180 milionë që do të ndërtohet në Gjirin e Lalzit qëndron një kompani nga Katari.
 
Mësohet se ajo quhet “Omnix Albania” me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa.
 
Kompania është regjistruar në vitin 2008 në QKR, ku ka regjistruar një kapital prej 1.1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë.
 
Abuissa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ja ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Faad Mitri, me pasaportë amerikane i lindur në Liban. 
 
Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Faad Mitri.
 
Objekti i aktivitetit të shoqërisë “OMNIX Albania” është Zhvillimi i pasurive te paluajteshme, investime ne infrastrukture, turizem, Botime, shërbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet në fushën e radios dhe televizionit, Import-eksport,etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive