Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizje Socialiste për Integrim, Luan Rama ka dënuar dhunën ndaj biznesmenit libanez Faad Mitri dhe ka kërkuar hetim të thellë të ngjarjes për të vendosur autorët përpara drejtësisë.
Luan Rama shprehet se agjensitë e inteligjencës të intensifikojnë luftën ndaj krimit të organizuar, pasi dhuna është mesazh negativ ndaj biznesmenëve të huaj në Shqipëri.
“Dhuna ndaj biznesmenit libanez është një akt tepër i rëndë. Urojmë shërim të shpejtë biznesmenit. Kërkojmë që të bëhet një hetim i thellë dhe i gjithanshëm i ngjarjes.
Fajtorët sa më parë të vendosen para drejtesisë, pasi ky akt është mesazh negativ për bisnesmenët e huaj.
Organet e rendit të bëjnë më shumë për parandalimin. Agjensitë e inteligjencës të intensifikojnë luftën ndaj krimit të organizuar” deklaron Sekretari i Përgjithshëm i LSI.
Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane u dhunua dje në Rinas pas një aksidenti, ndërsa po hetohet ne dy pista, grabitja dhe konfliktet ne ndertim.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com