Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, 3 prej agresorëve ende në arrati! Vocaj: Kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, 3 prej agresorëve ende në arrati! Vocaj: Kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë

Avokati Sokol Mëngjesi

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 1 muaj e gjysmë nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por 3 prej agresorëve ende nuk janë arrestuar. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një konferencë për mediat ka dhënë detaje se si po shkojnë hetimet.

Vocaj thotë se kërkimet janë shtrirë tashmë në të gjithë Shqipërinë për vënien e tyre para përgjegjësisë.

“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, tha Vocaj për gazetarët.

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi deri tani është vënë në pranga Dritan Nano, si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët ndaj avokatit. Tre agresorë Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku janë në kërkim.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Specialja në Hagë sot shpall aktgjykimin kundër Pjetër Shalës

Specialja në Hagë sot shpall aktgjykimin kundër Pjetër Shalës