Kreshnik Spahiu tha se pas dhunës në protesta fshihet opozita dhe për këtë ka prova edhe shërbimi sekret, pas përgjimeve të bisedave telefonike. Spahiu tha në "Open" se shërbimi sekret ka biseda dhe mesazhe telefonike të njerëzve të opozitës ku orientonin veprimet në protesta dhe se ai vetë ka parë 3 sms të tilla.
“Shiko, protesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se çdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dhunë dhe do jetë pas saj opozita që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi. Shërbimet sekrete dhe ato aleate në Shqipëria kryejnë shumë përgjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerëzve të opozitës ku shumë persona kanë orientuar veprimet në protesta. Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga burimet sekrete. Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një protestë e madhe zyrtarisht një protestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarë ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht”, tha Spahiu.
puuuu sharlaltan i dhjerë, ky esht komplet produkt SALE (qe te hyfte peshk e te dalt... peshkaqen me floke te bojatisura).
Përgjigju