Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka dënuar dhunën e protestuesve ndaj policisë dhe hedhjen e sendeve mbi godinën e Kryeministrisë. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Bozdo tha se dhuna e protestuesve nuk ishte e organizuar, ndërkohë që theksoi se policia u soll në mënyrë korrekte.
"PD gjithashtu e dënon dhunën, distancohet nga të gjitha aktet të cilat kanë cënuar sadopak qoftë integritetin e institucioneve, ndoshta ato 3 gurë që janë hedhur kundër kryeministrisë... përveçse xhamave të thyer nuk kemi gjë tjetër për këtë të jeni të sigurt. Absolutisht këto janë gjëra që në një manifestim të tillë, në një vigjilje të një përvjetori të tillë por duke parë edhe revoltën popullore, ndoshta janë edhe të pamenaxhueshme për një sasi kaq të madhe njerëzish që ishin atje. PD gjithashti distancohet dhe qëndron gjithmonë siç ka qendruar në pozicionin e një proteste qytetare, proteste pa dhunë por që të shprehë me gjithë fuqinë e saj të plotë mesazhin që mbajti protesta e sotme", - u shpreh Eno Bozdo duke e distancuar Partinë Demokratike nga dhuna e protestës së 8 dhjetorit.
Edhe deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, gjithashtu për Shqiptarja.com, u shpreh se protestat e 8 dhjetorit 1990 nuk kanë asnjë lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme. Sipas Bushatit, kreu i PD-së Lulzim Basha është fajtor për dhunën e ushtruar nga protestuesit.
"Kjo nuk ishte asgjë me rininë, nuk ishte asgjë me paqen dhe mendoj që ishte një shfaqje e dhimbshme e një grupi njerëzish, që nuk ishin pjesa më e madhe e demonstruesve, që në fund fare përfundoi në akte shkatërrimi, djegie të cilat nuk na pëlqejnë të gjithëve si qytetarë dhe cënojnë jetën tonë, zhvillimet politike, zhvillimet ekonomike dhe sociale që ndodhin sot në Shqipëri. Shfaqja para kryeministrisë, goditja me mjete, me vezë, me shkopinj, me gurë e kryeministrisë në vetvete është për t'u dënuar edhe që këtu duhet ta kishte parasysh udhëheqësi opozitës Lulzim Basha, ndërkohë që fliste, shikonte dhe aprovonte njerëzit që gjuanin me gurë dhe me vezë ndaj kryeministrisë dhe shtynin policinë. Shumë mirë mund të ndërhynte dhe të fliste, sepse sytë andej i kishte gjithë kohës edhe kur fliste në qoftë se jepni pamjet në të gjithë kohën aprovonte dhe shikonte njerëz që gjuanin në kryeministri,"- tha Bushati.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com