Dhuna në protestë/ 20 të shoqëruar, mes tyre edhe ish-kreu i Bashkiakes, komunikohen 7 urdhër-arreste (VIDEO)

Pas protestës së dhunshme të opozitës, policia ka nisur shoqërimet e para të personave të përfshirë në përleshjet mes forcave të policisë dhe tubusve, që përfunduan me shkatërrimin e kryeministrisë. Florenc Hoxha, ish- kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Tiranë, është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës këtë mbrëmje. Ai u pa sot në protestën e opozitës që nisi në 11:00 të paradites dhe zgjati 5 orë para Kryeministrisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake është shoqëruar për tu marrë në pyetje, ndërsa më herët me nisjen e hetimit për dhunën e shkaktuar në protestë, policia paralajmëroi arrestime. Report TV mëson se deri më tani policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona për të cilët priten urdhër-arreste. Gjatë mbrëmjes efektivët e policisë janë futur në banesën e Hoxhës. Një grup policësh të maskuar të cilët kanë kapërcyer murin rrethues të banesës private, për të hyrë më tej në shtëpinë e ish-kreut të Policisë Bashkiake. Shtatë prej të shoqëruarve u është komunikuar urdhër arresti për aktet e dhunës dhe ata tashmë do të përballen me akuzat.

Florenc Hoxha në protestë

Ndërkohë, shoqërimi në polici i Florenc Hoxhës dhe 19 eksponentëve të tjerë ka bërë që një grup militantësh të PD të mblidhen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës këtë mbrëmje, në krye të të cilëve qëndrojnë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj. Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është përplasur me policinë brenda në polici dhe ka shtyrë si dhe i ka vënë duart në fyt një efektivi (Lexo këtu). 

Pas përmbylljes së protestës në orën 16:00 ekspertët e kriminalistikës shkuan në vendin e ngjarjes përpara Kryeministrisë duke mbledhur provat nga protesta e dhunshme e opozitës. Hetimet drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa në grupin e pesë prokurorëve janë edhe Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi. Protestuesit i vendosën flakën disa herë hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa shkatërruan edhe instalacionet.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 16/02/2019 23:15

    Tha shke***ejn ku ta kete gangsteri Forenc Hoxha nje cub

    Përgjigju
  • [email protected]: 16/02/2019 23:08

    Sali vrasesi . PD antishqiptare

    Përgjigju
  • Populli: 16/02/2019 22:38

    Bravo policia

    Përgjigju
  • Populli: 16/02/2019 22:35

    Une protestoj per ekonomine arsimin bujqesine etj etj por kur shikoj Mulin Strazon alibeun qe do te jene neser ne qeveri nuk dua qe te iki rama e te vi luli me monen e me kete shpure plehrash. Keq jemi dhe ndofta ska me keq por keta fytyra te provuar si hajna e pisa qe sot thone ne jemi engjej eshte turp

    Përgjigju
    • Mario: 17/02/2019 01:21

      Bravo vlla

    • Arsimi: 16/02/2019 22:43

      Po e sakte

  • aa: 16/02/2019 22:20

    Te gjith ata qe moren pjes ne protest e PD i kan grat k**va dhe pallohen vence ..!po te gjth pa prejashtim ata qe jan beqar u pallohen motrat bam..!

    Përgjigju
  • Populli: 16/02/2019 21:30

    Jo vetem te shoqerohen por dhe te arrestohen dhe te marrin denime shembullore

    Përgjigju
    • Ops: 16/02/2019 22:05

      O populli rilindas ddhe l**e dashes, si ste vjen turp ?? O te ** robt ndaj jemi ne kete derexhe ne sepse je ti rob **

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'