Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit të 20 protestuesve, mes të cilëve edhe ish-drejtorin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha (Lexo këtu). Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, PD shprehet se dënon me forcë ushtrimin e dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë. "Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga selia bluSipas PD-së, “16 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit nga Kryeministri hajdut. Fundi i tij është i pakthyeshëm!”, ndërsa paralajmëron Kryeministrin se, “E enjtja është shumë afër”.

Nga ana tjetër, PD nuk ka komentuar përplasjen e dhunshme të deputetëve të PD me drejtuesit e Policisë së Tiranë brenda në ambientet e Drejtorisë, ku Flamur Noka është filmuar duke shtyrë dhe vënë duart një fyt një efektivi (Lexo këtu). 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë. Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar. Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit, po shoqëron, dhunon dhe po ushtron presion ndaj protestuesve, do të mbajë përgjegjësi personale. Ne nuk do ta harrojmë këtë!

PD falenderon çdo qytetar pjesëmarrës në protestë, që sakrifikoi sot diçka nga vetja për t’i shërbyer misionit madhor të çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, që ka marrë peng vendin. 16 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit nga Kryeministri hajdut. Fundi i tij është i pakthyeshëm! Shqiptarët treguan sot se, të bashkuar, mund ta mposhtin të keqen! E enjtja është shumë afër.