Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë reaguar pas dhunimit të investitorit libanez në Rinas.

Sipas Bashës, dhunimi i biznesmenit Faad Mitri është dëshmi e sundimit të krimit dhe bandave në Shqipëri.

Sipas Bashës, goditja mafioze e investitorit, kercenimi i tij me jete nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe per ekonomine e rendin.

Sipas Bashës, heshtja e Ramës dëshmon se ai është në krah të bandave dhe mafies. Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, Basha nuk le pa përmendur zgjedhjet që do të mbahen nesër në Dibër, duke deklaruar se piramida e krimit do të bjerë nesër nga Dibra.

Më herët kë reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Dhunimin e biznesmenit libanez, Berisha e cilëson si një përpjekje për ta eleminuar fizikisht, pasi libanezi është
aksioner i një kompanie multimiliardere.

Berisha deklaron se kompania e biznesmenit Mitri po realizon një projekt 1.5 miliardë euro në Gjirin e Lalzit.

Berisha bën përgjegjës për ngjarjen, ata të cilët i cilëson si eksponentë të mafies qeveritare.
 
Deklarata e plotë e Bashës

Dhunimi mafioz sot ne mes te dites, ne aksin kombetar te Rinasit i investitorit te huaj ne nje prej projekteve me te medha turistike ne vend, qe sjell zhvillim e vende pune, eshte deshmia e gjalle e therese e sundimit te krimit e te bandave ne vend. Krimit dhe bandave te Edi Rames qe e kane kthyer territorin ne parajsen e kanabisit, qe vendosin gjoba ndaj biznesit, qe jane mbi ligjin dhe kane mbeshtetjen e vazhdueshme qeveritare. Goditja mafioze e investitorit, kercenimi i tij me jete nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe per ekonomine e rendin, e megjithate Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur syte, me nje qendrim njesoj kriminal. Kjo deshmon qarte se eshte ne krah te krimit, te bandave, te mafias, dhe se ai vete qendron ne krye te kesaj piramide. Por kjo piramide e krimit do te bjere, duke nisur nga neser ne Diber. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
 
Deklarata e plotë e Berishës
 Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!
Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi. Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t'i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne 
historine e vendit tone.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhe uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com