Policia e Tiranës ka shoqëruar 9 persona në lidhje me ngjarjen ku një biznesmen libanez u aksidentua qëllimisht me makinen që udhëtonte dhe më pas u dhunua. Policia bën me dije se po punon për zbardhjen e ngjarjes ku u dhunua investitori Faad Mitri dhe po punon për kapjen e autorëve.

Persona e shoqëruar po merren në pyetje nga oficerët e krimeve të rënda. Aksidenti dhe dhuna ndaj biznesmenin kanë qenë të qëllimshme.

Mësohet se biznesmeni është pikasur nga agresorët dhe është aksidentuar qëllimisht për t'a grabitur, pasi autorët besonin së dispononte shuma parash me vete.

Por, policia po heton edhe një pistë tjetër dhe mendohet që dhuna ndaj biznesmenit mund të ketë ndodhur edhe pas interesit që ai ka shfaqur bashkë me një biznesmen tjetër nga Katari për ndërtime në Shqipëri.

Deklarata e policisë

Lidhur me ngjarjen e ditës sotme datë 10.09.2016, ku në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip "Volksëagen" dhe "Mitsubishi " dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M sqarojme se :

Po vijon intensivisht puna për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve.

Në këtë kuadër Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave lidhur me këtë ngjarje të cilët po merrennë pyetje nga oficerët e krimeve.

Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com