Dhunohen gjatë natës rojet e makinerive për ndërtimin e HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, digjen dhe 4 automjete

Dhunohen gjatë natës rojet e makinerive për ndërtimin e HEC-eve në Kaçinar të Mirditës, digjen dhe 4 automjete

Pamje nga HEC-i në Mirditë

MIRDITE- Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Kaçinar të Mirditës, janë dhunuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë djegur 4 automjete.Gazetari i Report Tv Julian Hila raporton se personat e dhunuar janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore, ku po kurohen për frakturat e shumta që kanë marrë në trup, jashtë rrezikut për jetën. 

"Gjatë natës së mbrëmshme janë paraqitur pas mesnate dy persona në një zonë në Kaçinar. Në momentin që jemi njoftuar kemi dërguar mjetin së bashku me personelin mjekësor në vendngjarje. Në urgjencë ata kanë ardhur rreth orës 04:30. Gjendja shëndetësore e tyre ishte e mirë. Njëri ishte pak më tepër i dëmtuar. Të dy personat janë ekzaminuar dhe Fatmir Gjoka është shtruar në repartin e kirurgjisë pasi kishte më tepër fraktura. Nikolin Ndoci ka dalë nga spitali. Policia ka qenë prezente që në momentin e ardhjes së tyre këtu. Ata janë goditur me mjete të forta" tha mjeku.

Deri në këto momente në polici nuk ka pasur asnjë kallëzim penal për këtë ngarje. Personat e dhunuar janë marrë në pyetje nga ana e oficerëve të policisë, ndërsa në orët në vijim pritet edhe një deklaratë zyrtare.

Banorët e Kaçinarit kanë protestuar kundër ndërtmit të HEC-ve në këtë zonë. Ata thonë se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë, ndërsa firma ka vendosur makineritë e ndërtimit në zonë pa e konsultuar paraprakisht me ta. Ata thonë se kanë kërkuar një takim edhe me drejtuesit e Bashkisë së Lezhës por nuk janë pritur nga asnjë përfaqësues. Nga ana tjetër prefekti i Lezhës, Gjok Jaku u ka premtuar banorëve se do të verifikohen të gjitha procedurat e ndërtimit të HEC-eve, për të mbrojtur interesat e banorëve të zonës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 31/10/2019 23:01

    Derrmojini, mos i lini të na shkatërrojne natyrën!

    Përgjigju
  • Astro: 31/10/2019 18:14

    Digjini makinat e renda gjate nates! Shkaterrojne lumenjte dhe natyren per 2 lek. Te shitur!!!

    Përgjigju
  • vera: 31/10/2019 17:38

    MOS I LEJONI TE SHKATARROJNE NATYREN TONE DHE BURIMET E UJIT,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë