Durrës- Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Durrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe e ka kanosur me thikë nënën e tij.
Po ashtu ai ka kundërshtuar edhe blutë gjatë shoqërimit për në Komisariat.
“S. Sh., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Gjithashtu, ai ka kundështuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.