Dhunoi futbollistët e U-17 të Laçit në sy të policit, shoqërohet ish-trajneri Ndue Tarazhi/ VIDEO

LAÇ- Një ngjarje e ndodhur tre vite më parë në futbollin e moshave e cila u bë publike ditën e djeshme ka sjellë shoqërimin e ish-trajnerit Ndue Tarazhi 77-vjeç, i cili kur drejtonte skuadrën e U-17 të Laçit ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të gjithë lojtarët për shkak se kanë humbur ndeshjen.

Ai është shoqëruar në polici që nga ora 08:00 e mëngjesit dhe vijon të merret në pyetje nga ofiecerët e policisë. Ndaj tij po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

Ngjarja nuk është bërë publike në momentin kur ka ndodhur, por një video e bërë viral ditën e djeshme ka ngritur shqetësim në rrjet, ndërsa sot Tarazhi nuk drejton më asnjë skuadër.

Në video ai shfaqet duke qëlluar me shpulla të gjithë futbollistët, duke i presionuar për rezultatin e arritur, ndërkohë që prezent në fushën ku ndodh e gjithë ngjarja është edhe një punonjës policie.

Policia njofton se materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij " Keqtrajtim i të miturit".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 31/10/2019 08:17

    Prandaj e kane te veshtire te fitojne ekipet e superliges ne Laç. I pregatitkan si me qene marinsa

    Përgjigju
  • Laqi: 30/10/2019 16:29

    Mungo vetem pse hongret gol errrr ju shisha rebt se tgjitha adetet jua paska bo baca.

    Përgjigju
  • BRSS: 30/10/2019 16:06

    PO KETA DJEMT KAN GJAK APO JO ,PO KAPENI DHE JA SHKE***ENI ROBTE BEHENI OER NE SPITAL DHE I BENI MUTIN SPIRTIT O LEGENA

    Përgjigju
  • Kokerhima: 30/10/2019 12:09

    e Para Laçit hahahahaha

    Përgjigju
  • Shkoder: 30/10/2019 11:26

    Ky esht turp, marre per te, futeni mrapa hekurave e mos e nxirrni ma, dhune fizike e psikologjike femijeve te vegjel, mos e ruajte Zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore