Mjeku në Gramsh nuk u dhunua për shkak të detyrës! Prangoset dhunuesi 18-vjeçar, patën një konflikt për motive të dobëta

Mjeku në Gramsh nuk u dhunua për shkak të detyrës! Prangoset dhunuesi 18-vjeçar, patën një konflikt për motive të dobëta

Foto ilustruese

GRAMSH- Është arrestuar ditën e sotme, një 18-vjeçar pasi dyshohet se është personi që ka dhunuar mbrëmjen e 30 nëntorit mjekun 60-vjeçar Vladimir Shuli në banesën e tij në Gramsh. Mësohet se 18-vjeçari, i identifikuar me iniciale A.B., e ka dhunuar mjekun për motive të dobëta.

Mjeku i familjes, Vladimir Shuli 60 vjeç u dhunua fizikisht në banesën e tij mbrëmjen e 30 nëntorit. Pasi autori është larguar, mjeku ka mundur të telefonojë të afërmit. Dera e banesës ishte hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët që e gjetën mjekun pa ndjenja. Ata e kanë dërguar në spitalin e Gramshit, por u konstatua se vuante nga probleme shëndetësore (hipertension). Për këtë arsye u transferua në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore