VLORE- Dy punonjës të policisë në Dhërmi të Vlorës janë dhunuar sot nga 5 persona të cilët janë vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar, pasi ata nuk i treguan efektivëve mjetet e identifikimit.
Sipas uniformave blu, bëhet e ditur se punonjësit e policisë me iniciale B.M dhe M.L u dhunuan gjatë një kontrolli të ushtruar për persona me preçedent penal, pasi ata nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi, në momentin kur punonjësit e policisë iu kanë kërkuar dokumentet.
Në kundërpërgjigjie ata kanë dhunuar me grushta efektivët, ndaj dhe policia ka prangosur: Luftar Hysa 20 vjeç, Marjan Gjergji 30 vjeç, Edmond Gjergji 28 vjeç, Edison Dodaj 20 vjeç dhe Aurel Dodaj 29 vjeç.
Dy efektivët janë dërguar në spitalin e Vlorës ku kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com