'Dhurata e hidhur' e Lens për Paris SG, mposht kampionët dhe rihap Ligue 1! Sot Brentford-Liverpool

Falë një superparaqitje Lens mban të hapur kampionatin e League 1, pasi në javën e 17 ka mposhtur me rezultatin 3-1 Paris SG. Surpriza e madhe e 2023 në Francë nisi që në minutën e 5 kur Donnarumma u mposht për herë të parë. Frankoëski dërgoi topin në rrjetë.

Gjithsesi për momentin festa do zgjaste pak, pasi Ekitike barazoi në minutën e 8. Kjo solli përshtypjen e një përmbysje, por në pjesën e parë Lens u rikthye në avantazh falë Openda-s. Në pjesën e dytë Claude-Marice shënoi edhe golin e tretë, duke siguruar 3 pikët për skuadrën e Lens.

Paris SG pa Messi-n dhe Neymar-in i mungon fantazia dhe për rrjedhojë mbetet në kuotën e 44 pikëve, 4 më shumë se Lens i vendit të dytë.

Ndërkohë sot në Premier League Liverpool do kërkojë ta nis mbarë 2023 në transfertën e Brentford. Në ndeshjen e javës së 17 ‘the reds’ synojnë fitoren e katërt rradhazi, por ndoshta edhe aktivizimin e blerjes së janarit Cody Gapko. Edhe sot në orën 18:30 Liverpool do ketë të dëmtuar Luis Dias, Diego Jota-n, por edhe Firminho-n.

Aktualisht Liverpool renditet në vendin e gjashtë me 15 pikë më pak se Arsenali kryesues.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali