Dhurata nga nëna dhe 25 mijë $ nga vjehrri/ Vettingu shkarkon gjyqtarin e Korçës

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja. Komisioni ka vendosur që të mos kalojë gjyqtarin, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Në seancën dëgjimore në datë 3 tetor, gjyqtari deklaroi se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri. Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

Sotiraq Lubonja para KPK

KPK shprehu rezerva për pasurinë e gjyqtarit, pasi sipas komisionit nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare. Edhe për banesën dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstaton se ka mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në Vetting.

Në argumentet e tij seancën e kaluar, Sotiraq Lubonja pretendoi se pasuria që KPK nxori me pikëpyetje është e ligjshme, por sot u shkarkua nga detyra.  Sotiraq Lubonja ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa pas shkarkimit nga detyra si gjyqtar ka të drejtë që të apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen