Salvini nuk na urren sa Lulzim Basha!

Salvini nuk na urren sa Lulzim Basha!

Matteo Salvini dhe Lulzim Basha

Matteo Salvini ka treguar me gisht në ajër, disa nga armiqtë e tij hipotetikë në Itali, ndërsa Lulzim Basha e ka drejtuar gishtin e tij nga Shqipëria. Dhe me siguri duhet të jetë vënë në siklet, nëse ja kanë treguar.

Ministri i Brendshëm populist italian po shpik një Itali mafioze për të pasur sebep për luftë, ndërsa kryetari i opozitës së Shqipërisë, i ka vënë në dispozicion vendin e tij si vend mafioz dhe narkoshtet, që ai ta ketë luftën me ne.

Lulzim Basha ka tentuar të bjerë në sy të të gjithëve, duke e cilësuar Shqipërinë një narko shtet që është mbështetur nga gënjeshtrat e djeshme të Italisë para Salvinit dhe e quan këtë të fundit një shpresë të ndryshimit. Është rasti tipik kur Salvini duhet të jetë ndjerë keq nëse e ka lexuar, pasi i vetmi që ka mbështetur deri tani rraha-gjoksin e tij është një nga të huajt që ai urren, një shqiptar inferior, që është gati t’i ofrojë vendin e tij si “mish për top” në shenjë urrejtje ndaj pafuqisë së tij për ta drejtuar këtë vend.

Ndërsa Salvini flet për punët e vet në Itali, një politikan nga bregu përballë, e fton të merret me Shqipërinë, pasi e konsideron të përkëdhelur nga qeveritë e mëparshme italiane që kanë mbështetur integrimin e Shqipërisë në Europë.

Në këtë histori, më pak se çdo gjë tjetër vlen të qënurit e Lulzim Bashës kundër Shqipërisë. Edhe pse kjo është shumë e ndjeshme për një politikan, në këtë rast është e keqja më e vogël.

Në këtë histori gjëja më e shëmtuar dhe e neveritshme është fakti që Lulzim Basha pret si një peshkatar i lodhur buzë lumit çfarë kufomash të sjellë rrjedha, për t’i përdorur ato. I paaftë deri në neveri, pa asnjë ide për të ndryshuar situatën e opozitës në vend, ai mendon se shpëtimi vjen nga çdo gjë e ndyrë raciste, poshtëruese dhe fyese ndaj Shqipërisë, që mund të dëmtojë qeverinë. Kjo s’ka të bëjë me inatin e tij me Shqipërinë, por me faktin se ai nuk e ka me vete  Shqipërinë. Dhe si të tillë, është gati ta bëjë mish për top për Salvinin, i cili kushedi sa në siklet është vënë prej kësaj deklarate.

Në ligjërimin politik të Lulzim Bashës, kohët e fundit ndjehet përditë e më shumë një inat me shqiptarët, me shoqërinë, me njerëzit që nuk e mbështesin, me një Shqipëri që nuk e beson. Dhe gjithë ky mllef i lëshuar është pikërisht për këtë. Salvini ka zgjuar brenda Lulzim Bashës gjithë mllefin dhe inferioritetin e tij si njeri që nuk e besojnë në Shqipëri, dhe kërkon një aleat të huaj, qoftë ky dhe një populist racist, që t’i bëhet aleat në urrejtjen e tij kundër shoqërisë së vet.

Kjo është diçka shumë më e rëndë se sa Lulzim Basha të dalë e të shajë Shqipërinë, siç mund të ankohet rëndom dikush nga qeveria. Kjo është përtej kësaj. Lulzim Basha është i mllefosur me Shqipërinë dhe kërkon hakmarrje ndaj Shqipërisë, që nuk  e beson.

Për fat, Matteo Salvini nuk e ka përkrahur ende mesazhin e Bashës. Nuk e ka konsideruar ende vendin si armik të tij që duhet ta vëjë në shënjestër të luftës .

Disa ditë më parë Salvini ishte i egër kundër Shqipërisë, sa i përket mundësisë së hapjes së negociatave. Ai deklaroi se nëse Europa i pranon shtetet si Shqipëria, ne të tjerët duhet të dalim. Kjo është gjëja më e rëndë që ka thënë Salvini deri tani për Shqipërinë. Por edhe pse ka thënë një gjë të rëndë kundër Shqipërisë, ai sot ka heshtur ndaj deklaratës servile, të pështirë, dhe malinje të Lulzim Bashës, i cili mendon se ka gjetur armikun e duhur të Shqipërisë, për ta bërë aleat të vetin, me shpresë se do ta shpëtojë nga dështimi. Por Matteo Salvini akoma nuk i ka dhënë shpresë. Nuk na urren sa Lulzim Basha./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 03/07/2018 22:01

    Basha koqekashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja