Deklarata e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, se do të shkatërrojë mafian ka futur në ‘sherr’ politikën shqiptare. Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bushati shpreson që llogaria e Bashës të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij. Sipas Bushatit, deklaratat e Bashës pro Salvinit janë të tuprshme, pasi ministri italian njihet për pikëpamjet e tij kundër shqiptarëve.

Shpresoj vërtet që llogaria e kreut të opozitës të jetë hakuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto deklarata të Bashës kundër njerëzve dhe vendit të tij. Turp!

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm


(Reagimi i ministrit Ditmir Bushati)