Dhuratë për kontributin për Shqipërinë/ Promovohet libri “Matteo Mandalà dhe albanologjia sot”

Në Akademinë e Shkencave u përurua sot libri “Matteo Mandalà dhe albanologjia sot”, kushtuar në këtë 60-vjetor të lindjes së prof. Matteo Mandalà. Libri për albanologun arbëresh është përgatitur nga Francesco Altimari, Gëzim Gurga dhe Shaban Sinani përmban shkrime dhe analiza vetëm për kontributin e profesorit Mandalà në kulturën dhe historinë e kombit shqiptar, por, duke marrë shkas nga ky autor, me dhjetëra studiues shqiptarë dhe nga vende të ndryshe të botës bëjnë një paraqitje të progresit të studimeve albanologjike sot për argumente e tema nga më të larmishmet.

Matteo Mandala përveçse shumë angazhimeve si akademik edhe intelektual, mban titullin “Nderi i Kombit”, urdhri më i lartë ndër vlerësimet që jepen në shkallë kombëtare në Shqipëri, akorduar nga Presidenti i Republikës, Diploma e nderit “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës dhe nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” (2018).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion