POGRADEC - Gjatë një takimi me fermerët e komunës Beragozhd , kandidatja e mazhorancës për Pogradecin Diana Mile së bashku me Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti janë njohur me problemet dhe vështirësitë që këta fermerë hasin në kultivimin e prodhimeve bujqësore. Kandidatja Mile u shpreh se dy shtyllat kryesore të programit të saj janë turizmi dhe bujqësia. Sipas saj është detyrim krijimi i kushteve për promovimin e produkteve të zonës. 

Ministri Panariti ka garantuar për fermerët ndërhyrjen në sistemin vaditës nëpërmjet rezervuarve në këtë zone dhe i orientoi ata drejt kultivimit të prodhimeve të zonës sipas kërkesave të tregut. 

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe krijimi i shoqatës së fermerëve për të lehtësuar punën e tyre në bujqësi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)