"Për të treguar sa aktual është problemi. Më shkruan një shqiptar nga Australia. Më dërgon edhe listën me 37 shqiptarë të tjerë që kanë të njëjtin shqetësim. Më dërgon listën e dokumenteve të tij dhe thotë aq I vërtetë është problem sa unë me këto dokumente nuk votoj dot. Më dërgon kopjen e pasaportës që I ka skaduar para vitit 2009, pasaportën aktuale të lëshuar nga Australia, më dërgon emrin në listën e zgjedhësve dhe thotë si unë janë edhe 37 të tjerët".
Duke sjellë këtë shembull, Partia Demokratike thotë se do të kushtëzojë votimin në parlament të paketës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, nëse nuk pranohen kërkesat e saj për të përcaktuar në Kod dispozitën tranzitore për zgjatjen e afatit të përdorimit të dokumenteve të Skaduara si dhe votimin me pasaporta të huaja të emigrantëve.
"Është kusht në tryezën e parlamentit dhe do të jetë çështja parësore në këtë kohë të mbetur derisa parlamentit t’I mbushet koha për të votuar. Është në të drejtën e shqiptarëve dhe në nderin e deputetëve për ta votuar këtë", shprehet deputeti Oerd Bylykbashi.
“Nëse ka dhjetëra probleme që lidhen me votimin e diasporës, kryeproblemi i tyre është vlefshmëria e dokumenteve të shtetasve. Për ata që kanë dhe i kanë skaduar, për ata që nuk janë pajisur kurrë me një dokument shqiptar dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk disponojnë një dokument shqiptar por kanë një dokument të një shteti të huaj", thotë Kaso.
Përfaqësuesit e PD për çështjet zgjedhore thonë se nuk mund të jetë Edi Rama ai që përcakton listën e emigrantëve që votojnë.
"Synojnë dhe vlerësojmë që duhet të jetë e njëjta vlerë ligjore dhe e njëjta mundësi atyre të cilëve disponojnë jo vetëm kartën e identitetit të vlefshëm në republikën e Shqipërisë, por edhe ata shtetas që u kanë skaduar dhe atyre që nuk kanë një dokument biometrik shqiptar", vijon Kaso.
Nuk ka asnjë arsye ligjore që jo vetëm kjo të mos implementohet në procesin zgjedhor, por të krijojë edhe barazi trajtimi midis zgjedhësve.” PD e depozitoi pak ditë më parë edhe zyrtarisht kërkesën e saj shtesë për dy ndryshimet në Kod me firmë të 11 deputetëve, përfshirë Sali Berishën.
Kerkesa e PD nga ky tip jurist i eshte qesgarake, per bituminous ne dokuenta te husks. Jo or karafil qe kerkon i qiqra ne hell per votim duhet vetem dokuenti shqiptar . Up i nje sgembull ne BE qe votohet ne dokumenta te huaja . Ky eshte justifikimi I humbjes katastrofale te 11 Majit
PërgjigjuSi PS dhe PD jane bashke per te frenuar inteligjencen e diaspores.e keni zhvleftesuar vleren e euros sikr shqiperia te jete Finlandia.
PërgjigjuUne jam dakort qe ne zgjedhjet e 11-majit te votojne gjithe europianet qe e njohin Shqiperine nga plazhi,ose sic themi te gjithe"turistet".Kjo do ta beje me te plote "voten".Edhe turpet s'kane te sosur.
Përgjigju