Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Dibrës pasi tentoi të korruptonte një punonjës policie me 10 mijë Lekë të vjetra.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit do t’i jepte ryshfet efektivit për t'iu shmangur procedurave ligjore në lidhje me një sasi malli ushqimor që e dispononte pa dokumentacion përkatës.

Nikolin Qirici u  ndalua për kontroll në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi  në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, pasi transportonte mall  pa dokumentacion përkatës.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti pasi tentoi t'i jepte ryshfet punonjësit të policisë për t'iu shmangur procedurave ligjore në lidhje me një sasi malli ushqimor që e dispononte pa dokumentacion përkatës

Nga Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nikolin Qirici, 37 vjeç, banues në Kombinat Tiranë

Ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” është ndaluar nga shërbimet e Policisë qe ishin në pikë kontrolli (Policia Rrugore, e Rendit dhe Krimi ekonomik ), në zbatim të planit të masave "Për goditjen e paligjshmërisë".

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një kartmonedhë prej 1 mijë lekësh punonjësve të policisë me qëllim shmangien e procedurave ligjore në lidhje me një sasi malli ushqimor të cilin e transportonte pa dokumentacion përkatës, (faturë tatimore).

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)