Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë

Dibër/ Bëri parakalim të gabuar në tunelin e rrugës së Arbrit me makinën e Policisë, hetim disiplinor për efektivin dhe 40 mijë lekë gjobë

Makina e policisë duke bërë parakalim të gabuar dhe gjoba

DIBËR-Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Rugës së Arbrit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të.

Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15  pikë nga Leja e Drejtimit.

Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin  e Policisë, Inspektor D.D

 ‘Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj  drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P,  ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë;  “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, njoftoi sot policia.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 24/03/2025 13:53

    400 euro gjobe plus masa disiplinore, shyqyr qe kane hequr dënimin me vdekje.

    Përgjigju
    • Erblin: 24/03/2025 15:18

      Me te ndal policia ty dhe mu t heq patenten per 1 vit plus 600 mij lek gjob kshuqe pak ka Marr prap

  • Lina Kote: 24/03/2025 13:51

    Komplimente per kete vendim shume te drejte.Ceshtja te vazhdoje te hetohet deri ne fund me seriozitet dhe sukses.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

Eduard Zaloshnja: Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë