Kur na ndajnë vetëm 9 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër, duket se çdo gjë është gati.

Policia e Dibrës ka marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore dhe ka angazhuar për procesin 181 efektivë policie.

Policia bën me dijë se është hartuar një plan masash përsa i përket marrjes dhe ruajtjes së objekteve zgjedhore

Deri në këto momente në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme. 

Policia Vendore Dibër bën me dije se është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë rrethin , me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.
 
 
Deklarata e policisë Dibër
 

Policia Vendore Dibër, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj. 

Punonjësit e Policisë të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore , në orën 18.00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre , proces i cili ka përfunduar 100 % rreth orës 21.40 minuta.

Të gjitha objektet zgjedhore janë marrë me procesverbal në ruajtie nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë angazhuar gjithsej 181 punonjës policie.

Nga strukturat e Policisë Vendore Dibër janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore. 

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, funksionon Grupi i drejtim- koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin e komunikimit në kohë reale me median e publikun. 

Deri në këto momente në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com