Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër dyshohet se janë përfshirë në skemë mashtrimi. Përmes dokumenteve të falsifikuara, ata kanë regjistruar prona shtetërore në emër të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij. Pas hetimit 7-mujor të prokurorisë, gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 14 persona.

Për Teshar Doçin, i konsideruar nga hetuesit si përfituesi i pronës, Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg”. E njëjta masë është edhe për Fatjon Çakrrin, familjar i tij. Ata dyshohen për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, kryer në bashkëpunim.

Mes personave të shpallur në kërkim është Danjel Gjura, aktualisht zëvendësdrejtor i ASHK-së Dibër dhe ish-kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Në kërkim është shpallur noterja e përfshirë në skemë, per te cilen gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”.

Dy ish-funksionarë të Kadastrës së Dibrës janë lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa 6 punonjës aktualë po hetohen me masën “detyrim paraqitjeje”.

Dhe një tjetër familjar i Doçit është me mase sigurie “detyrim paraqitje”.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë