Dibra: Dekani i FSHN, Koni s'lejoi
pedagogët e studentët në takim
Duke marrë shkas nga ngjarjet e sotme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kandidatja për Rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra, i ka bërë thirrje pedagogëve e studentëve që të mos përdoren e as të frikësohen gjatë këtij procesi.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e sotme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kandidatja për Rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra, i ka bërë thirrje pedagogëve e studentëve që të mos përdoren e as të frikësohen gjatë këtij procesi.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ajo akuzon Dekanin e FSHN,
Mynyr Koni, i cili njëherazi është kandidat për Rektor të UT, se urdhëroi pedagogët dhe studentët që mos ndiqnin shpalosjen e programit të saj për Rektoratin.
"Mjetet e turpshme që u përdorën sot për të ndaluar fushatën e ndershme që do të realizohej në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës implikojnë direkt kandidatin për Rektor Prof Dr. Mynyr Koni, konkurrentin tim në këto zgjedhje. Z.Koni përdori këtë mënyrë arkaike të ndalonte pedagogët dhe studentët të dëgjonin drejtpërdrejt programin tim për drejtimin e UT", shprehet Dibra.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra thekson gjithashtu se dhuna verbale e përdorur në këtë fushatë për të ndaluar pjesëmarrjen e lirë tuajën në aktivitete zgjedhore rrezikon të kthehet në makth për vite të tëra nëse vota e tyre do të shkojë për kandidatin Koni.
"
Unë jam përpjekur që gjatë gjithë fushatës të tregohem korrekte dhe të mos përdor kundër tij asnjë nga të metat që e karakterizojnë, por ngjarja e sotme tregoi që z.Koni e përdori FSHN-në si pronë të tij duke mos lejuar vendosjen e posterave të mi në fakultet. Ç’mund të presë UT, pedagogët studentët apo i gjithë populli shqiptar, i cili pas këtyre zgjedhjeve pret një sistem arsimor të reformuar dhe serioz nga një veprim i tillë. Mos lejoni që një njeri që trembet nga konkurrentja të drejtojë Universitetin e Tiranës në vitet e ardhshme", thekson më tej, kandidatja për Rektor në Universitetin e Tiranës, Klodeta Dibra.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26