Dick Marty është më i pranueshëm se Sali Berisha

Dick Marty është më i pranueshëm se Sali Berisha

Ish- presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi dhe ish- kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha është përpjekur sot të mbrojë Hashim Thaçin, pasi ka shkuar në Hagë. Ishte shqetësuar nga akuzat e  Edi Ramës, se ai dhe Ilir Meta kanë votuar rezolutën pro Dick Marty-t në Këshillin e Europës.

Të njëjtën xhindosje pati dhe Ilir Meta, po ai lëshon atë zagarin e gjahut që mban pas, se vetë ka ngatërruar ilaçet.

Debati për votën pro ose kundër rezolutës për raportin e Dick Marty-t në Këshill të Europës, nuk është thelbësor. Atë Shqipëria mund ta votonte kundër moralisht dhe prapë do miratohej.

Por ajo rezolutë ishte karem për të bindur Asamblenë e Këshillit të Europës ta votonte duke futur brenda një shpikje, siç ishte trafiku i organeve. Ajo ishte një gënjeshtër që natyrisht i ngrinte flokët përpjetë institucioneve europiane.

Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.

Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.

Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.

Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit

Pra Berisha e ka akuzuar për 200 vrasje shqiptarësh dhe i ka thënë se duhet të shkojë në Hagë.

Tani Hashim Thaçi ka shkuar në Hagë. Në dosjen paraprake që ka, nuk ka asnjë akuzë për trafik organesh, as ai dhe as të tejrët, dhe deri tani nuk ka as ndonjë akuzë për vrasje të ndonjë veprimtari të LDK-së.

Sot Berisha tha se “unë mendoj që Thaçi është i pafajshëm së bashku me të tjerët” dhe se ato gjërat që ai i ka thënë, i ka thënë për politikë.

Nëse është kështu, kot i biem më qafë Dick Marty-t, se ai së paku nuk e ka bërë për politikë akuzën. Ai më së paku e ka bërë për të qenë në krah të Serbisë, si mik i tyre dhe ka shfrytëzuar dobësitë e Kosovës në sistemin gjyqësor, pandëshkueshmërinë dhe mbi të gjitha, një humbje popullariteti në Perëndim të krahut politik të dalë nga lufta.

Meqë Sali Berisha thotë se i ka bërë akuzat për politikë, atëhere të shikojmë për kë politikë i ka bërë.

Në Shqipëri nuk ka ndonjë parti politike apo krah politik që ka nevojë për kauza të tilla, që të fitojë pikë. Vetë LDK ka bërë qeveri të përbashkët me Hashim Thaçin dhe të tjerë dhe kërkon drejtësi pa shpikur gjëra të tilla.

Tani lind pyetja për kë e paska bërë këtë shërbim politik Sali Berisha?

Në Shqipëri nuk i hyn në punë kujt, në Kosovë vetë të zotët e punës nuk kanë bërë kështu akuzash, pasi rastet konkrete i kanë çuar për hetim.

Vetëm në Serbi ka interes për shifra të tilla, që e ndihmojnë goxha raportin e Dick Marty-t, i cili është shumë i moderuar po ta krahasosh me fantazinë e Berishës.

Tani nuk është nevoja të bëhet dhe gjykatës e t’i shpallë të pafajshëm. Ka marrë disa herë rolin e prokurorit dhe i ka akuzuar për 200 vrasje shqiptarësh të LDK.

Si gjykatës nuk është më në dorë të tij. Çfarë kishte në dorë e ka bërë, për dajat e fëmijëve të vet në Beograd.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellari nga tropoja: 10/11/2020 06:56

    Berisha dhe keta qe mbrojn ate kriminel hajdut mafjoz grabites vrases tradhetar trafikant ...jan serbe ...

    Përgjigju
  • I tej: 09/11/2020 20:59

    Berisha nje qen i zgjebosur

    Përgjigju
  • Axntucul: 09/11/2020 12:35

    buç tullac

    Përgjigju
  • ceni: 08/11/2020 20:27

    patjeter, per ty o Mero sali berisha eshte me i keqi ne bote, saqe te gjithe kriminelet jane me te mire. tye drejte ke, se te beri njeri saliu, te beri me lek, edhe me dashnore, edhe me disa shtepia neper tirane e fshatin tend. prandaj eshte i keq saliu se te beri me lek. por ne fakt ke te drejte, saliu te beri melek, kurse rama te beri pasanbik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord