Konsumimi i sasive më të mëdha të fibrave, rezulton me peshë më të vogël trupore.
Një hulumtim i realizuar kohë më parë ka përcjellë shprehitë ushqimore të disa mijëra pjesëmarrësish. Rezultatet kanë treguar se personat që kanë konsumuar më shumë fibra (afërsisht 25 gramë në ditë), në mesatare kishin 4 kilogramë më pak masë trupore krahasuar me personat të cilët kishin konsumuar më pak fibra (rreth 12 gramë në ditë).
Dhe, konsumi i lartë i fibrave nuk lidhet vetëm me masën trupore, por edhe me përqendrimin më të lartë të insulinës në gjak, presionin më normal të gjakut dhe përqendrimin më të ulët të yndyrave në gjak. Megjithatë, hulumtuesit që kishin ngrënë më shumë fibra, po ashtu ishin më pak duhanpirës, ishin fizikisht më aktiv, shumica ishin gra, dhe po ashtu përdornin shtesa vitaminoze.
Fibrat janë pjesë përbërëse e ushqimeve, si pemët, perimet dhe drithërat e plota, të cilat nuk përthithen nga organizmi, duke ofruar kështu ndjenjë më të ngopjeje por jo edhe kalori.
/Shqiptarja.com