Njëra u hoq dhe u hodh në një lumë. Një tjetre iu vu zjarri. Shumë të tjera janë mbuluar me mbishkrime. Statujat janë nën sulm dhe debati mbi monumentet kushtuar figurave të diskutueshme nga e kaluara ka dalë në pah pas protestave globale për vdekjen e afrikano amerikanit George Floyd.
Dhe ndërsa mbrojtësit e statujave kushtuar tregtarëve të skllevërve dhe kolonëve argumentojnë se historia nuk mund të "fshihet", autoritetet duket se kanë filluar të dëgjojnë demonstruesit, të cilët i shohin ata si një kujtesë të racizmit dhe nënshtrimit.
Në protestat e drejtësisë racore - të cilat filluan në Minneapolis, në Shtetet e Bashkuara, ku u vra nga policia Floyd, aktivistët synuan edhe statuja dhe monumente. Në qytetin anglez të Bristol, për shembull, një statujë e tregtarit të skllevërve Edward Colston u rrëzua nga turma dhe u hodh në lumë.
Këshilli i ‘Tower Hamlets’ në Londër hoqi vullnetarisht një statujë të tregtarit të skllevërve Robert Milligan.
Ndërkohë, një lëvizje proteste ka filluar në Universitetin e Oksfordit për të kërkuar heqjen e një tjetër statuje të imperializmit, ‘Cecil Rhodes’.
Në Belgjikë, debati ka në qendër mbretin Leopold II, statujat e të cilit zbukurojnë qytete në të gjithë vendin. Për aktivistët, janë simbol i së kaluarës brutale koloniale.
Në Shtetet e Bashkuara, një statujë e Gjeneralit të Konfederatës Williams Carter Wickham u rrëzua në Virginia. Një statujë tjetër u rrëzua të martën, duke përfunduar në një liqen, gjithashtu në shtetin në bregdetin lindor. Këtë herë ishte Kristofor Kolombi. Monumentet kushtuar eksploruesit italian që zbuloi Amerikën janë shenjestruar gjithashtu në Shën Paul, Minesota dhe Boston, Masaçusets.
Jan kujtuar me vines. Ne e hodhem Statuen e ENVER HOXHES 30 vjet me par
Përgjigju