PRRENJAS- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, ku fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht anëtarët e kësaj familje, edhe pse kanë rrezikuar.
Gazetari i Report Tv, Rondaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në Rrajcë të Prrenjasit, në banesën e Xhevat Çukut. Më e rrezikuara ka qenë e moshuara në këtë familje, e cila ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes nuk mund që të dilte jashtë, kur shtëpia po "përpihej" nga flakët.
Kanë qenë familjarë të saj që kanë rrezikuar, të cilët u futën brenda në shtëpi mes flakëve dhe ia dolën që të shpëtonin mrekullisht të moshuarën e kësaj familjeje. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, teksa Report Tv sjell foto nga shtëpia, ku që dëmi material i shkaktuar është shumë i madh.