/ATSH-Flora Nikolla/.- Në dhjetor të vitit 2014, teksa në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj, Dijana Toskës i lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart Nënë Terezës,ta shndërroj në një testament që do të shërbejë si kod moral i bekimit të njerëzimit. Me shumë dashuri e energji të pakursyer gazetarja e njohur po punon që kjo ëndër të realizohet dhe që me 5 shtator të gjithë të dëgjojmë së bashku tingujt e Valsit Hyjnor. Ka përzgjedhur poezinë "Lamtumirë" shkruar nga bamirësja e madhe në anije kur po largohej më 1928 për në Kalkutë, Indi. Muzikën e kishte shkruar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, Dijana takoi, Don Lush Gjergjin ku i paraqiti projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënës Terezë. Në këtë intervitë për ATSH-në, Dijana tregon se po bëhen përgatitjet e fundit për t'u takuar më 19 korrik në Tiranë, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe të Baletit, për të incizuar në audio, Himnin e Nënë Terezë. Nga Prishtina do të jenë orkestrantë e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori të drejtuar nga Baki Jashari. Nga Maqedonia do të vijnë Sihana Badivuku e Blerim Grubi dhe natyrisht muzikantët nga Shqipëria. Një gjithperfshirje mbarëkombëtare e muzikantëve nën dirigjim të Bujar Llapajt. Muzikën dhe orkestrimin mbi veprën e Lorenc Antonit, e ka realizuar Genc Tukiçi, ndërsa do ta interpretojë sopranoja e njohur Inva Mula. Me 5 shtator në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në sheshin Nëna Terezë në qendër të Prishtinës në një manifestim madhështor, në praninë e mijëra qytetarëve do të përurohet solemnisht, Himni i Nënë Terezëse, mes cilit do të përçohen tri mesazhe: universal, fetar e kombëtar. Nën moton e Besëlidhjes Shqiptare, bijat e bijtë e Nënës Tereze,do t i japin besën, se do ta ndjekin rrugën e saj të bamiresisë. Ky Himn do ti paraprijë, Shenjtërimit të Nënës Tereze në vitin 2016 nga Vatikani dhe njëherit vendosjes së gurthemelit të shtëpisë së Nënës Terezës në Prishtinë. Ky është Himni që populli shqiptar do t'i falë botës dhe çdo manifestim kudo në botë që do të organizohet për Nënën Terezë, do të përcillet me Himnin e saj. "Do kërkojmë që në të gjitha web-et e organizmave ndërkombëtarë, duke filluar nga OKB-ja e Vatikani, të vendoset Himni i Nënë Terezës", tregon Dijana Tosku për ATSH-në.
F.N : Dijana , ju jeni inciatorja e një projekti të veçantë dhe të rëndësishëm, projekti i krijimit të një himni të ri, të dytë, të Kosovës i cili ka në themel të tij Nënë Terezën ... si lindi kjo ide tek ju ?
D.T Në dhjetor të vitit të kaluar në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj. Nga kumtesat e paraqitura ndjeja krenari për veprimtarinë dhe civilizimin që ishte zhvilluar në qendër të Shkupit 200 vjet më parë, nga familjet shqiptare. Ndërkohë tek une rritej zemërimi se neglizhenca e moskujdesi i duhur ndaj figurave tona të shquara të historisë jo rrallëherë është interpretuar gabimisht e përvetësuar nga popujt tjerë. Pati tendenca të tilla edhe ndaj Nënës Tereze, duke qenë e lindur në Shkup, të thuhej se është me kombësi maqedone. E frymëzuar nga kjo ngjarje, propozova të bëjmë himnin e Nënë Terezës. Vendosa për poezinë "Lamtumirë" të shkruar nga Nënë Tereza në anije kur ajo po largohej më 1928 për në Kalkutë. Muzikën e kishte realizuar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, takova, Don Lush Gjergjin për t'ia paraqitur projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënë Terezës.
F.N : Në cilën fazë është kjo ide juaj tashmë, shkurtimisht do të ishte me interes që ne të njohin edhe zhvillimin e kësaj nisme historike do të thoja ...
DT : Po bëhen përgaditjet e fundit për t'u takuar më 19 korrik në Tiranë, në sallën e TOB për të incizuar audio, Himnin e Nënës Tereze. Nga Prishtina do të vijnë orkestrantë të Filharmonisë së Kosovës dhe Kori të drejtuar nga drejtori Baki Jashari.Nga Maqedonia do të jenë Sihana Badivuku e Blerim Grubi dhe natyrisht muzikantët nga Shqipëria.Një gjithpërfshirje mbarëkombëtare e muzikantëve nën dirigjim të Bujar Llapajt. Muzikën dhe orkestrimin mbi veprën e Lorenc Antonit, e ka realizuar Genc Tukiçi, ndërsa do ta interpretojë sopranoja e njohur Inva Mula.
F.N Cili është qëllimi final i këtij projekti ?
D.T: Shenjtërimi i Bijës së kombit tonë të bëhet me testamentin moral të shkruar nga dora e saj, përkatësisht, Himnin Lamtumirë.
F.N : Sa është përkrahur kjo ide nga komuniteti shqiptar jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj ?
D.T : Idea fillimisht është mirëpritur nga të gjitha institucionet tona shtetërore, presidentja, kryeministri e kryeparlamentari, pastaj me entuziazëm të madh nga komuniteti artistik si në vend dhe jashtë. Përkrahje morale ka çdo ditë e më shumë nga qytetarë dhe nga media elektronike, portale e ato virtuale.Por, përkrahja financiare për ta realizuar këtë ide në mënyrë sa më madhështore tash për tash nuk është e duhur, as nga shteti fatkeqësisht e as nga sektori publiko-privat.
F.N Po nga njerëz të njohur, si ka qënë reagimi kur janë njohur me ideënë që ky himn do të jetë simbol jo vetëm mbarëkombëtar, por edhe një dhuratë për tërë botën, për të gjithë njerëzit që kanë në zemër simbolin e bamirësisë...
D.T : Reagimet janë tejet pozitive, entuziaste për një dhuratë historike në një moment historik për kombin tonë. Por përtej reagimeve të natyrshme, ky projekt ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë profesionale nga artistë të profileve të ndryshme sidomos nga Shqipëria e cila ka përvoja më të mëdha në organizimin e manifestimeve të tilla me përmasa ndërkombëtare. 5 shtatori do të sfidojë shqiptarinë, solidaritetin dhe unitetin tonë gjithëkombëtar.
F.N : A mund të na tregoni çfarë do të ndodhë më 5 shtator të këtij viti në Prishtinë ?
D.T: Me 5 shtator në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në sheshin Nënë Terezë në qendër të Prishtinës në një manifestim madhështor, në praninë e mijëra qytetarëve do të përurohet solemnisht, Himni i Nënës Tereze, mes cilit do të përçojmë tri mesazhe: universal,fetar e kombëtar. Nën moton e Besëlidhjes Shqiptare, bijat e bijtë e Nënës Tereze, do t i japin besën, se do ta ndjekin rrugën e saj të bamiresisë. Ndërsa, përmes simbolikës universale se "uniteti bën fuqinë", do shprehim solidaritetin tonë dhe promovojmë, tolerancën fetare e paqën universale në botë. Ky Himn do ti paraprijë, Shenjtërimit të Nënës Tereze në vitin 2016 nga Vatikani dhe njëherazi vendosjes së gurthemelit të shtëpisë së Nënës Tereze në Prishtinë. Mes këtij manifestimi pretendojmë t'i dëshmojmë dhe njëherë botës solidaritetin dhe shpirtin human të popullit shqiptarë.Të ndërtojmë imazhin pozitiv të shtetit shqiptar dhe të falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në lirinë dhe ndërtimin e paqës në Kosovë duke ju shprehur mirënjohjen tonë. Ky është Himni që populli shqiptar do t'i falë botës dhe çdo manifestim kudo në botë që do të organizohet për Nënën Terezë, do të përcillet me Himnin e saj. Do të kërkojmë që në të gjitha web-et e organizmave ndërkombëtarë, duke filluar nga OKB-ja e Vatikani, të vendoset Himni i Nënë Terezës.
F.N Ju jeni publiciste dhe gazetare e njohur , a mund të tregoni për lexuesin shqiptar , pak më shumë për karrierën tuaj ?
D.T : Kam lindur në Shkup më 1961. Jam juriste dhe avokate. Në karrierën time mbi 30-vjeçare kam punuar gazetare, korrespodente, drejtore, producente e programeve politike dhe bashkëpunëtore e agjencive të ndryshme të lajmeve vendase e ndërkombëtare në TVP dhe RTK, në VOA, Rilindje, Lajm, ligjëruese në Akademinë Policore në Vushtrri. Jam përfaqësuese rajonale e KEN dhe ICPE, kryetare e bordit të QKLKGJ JETA/VITA, si dhe drejtore ekzekutive e OJQ-së Litell People of Kosova, e cila në vitin 2013 fitoi Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Në opinionin e gjerë njihem si veprimtare dhe lobiste e të drejtave të njeriut, për çka dhe kam fituar 7 mirënjohje të ndryshme. Jam autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare dhe e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës "Lugina e dhembjes dhe e shpresës - Bllaca". Mirënjohje kam dhe nga VOA për angazhim të veçantë profesional. Jam autore e librit-"Maqedonia në gazetarinë time". Tani po udhëheq fushatëne për të realizuar idenë nismëtare të projektit"Himni i Nenes Tereze" dhe Shtëpia e NT në Prishtinë, 2016
F.N: Ju jeni inciatore e kësaj nisme e cila ka në bazë bamirësinë deri sa ka emrin e Nënë Terezës. Si e perceptoni ju bamiresinë në shekullin e XXI dhe si mendoni ta përfundoni këtë projket në një datë kaq sinjifikative sikundër është dita e bamirësisë në botë ?
Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar në tjetërsimin dhe largimin e njeriut nga njeriu.Si kurrë më parë në këtë shekull ne kemi nevojë për kujdes e dashuri ndaj njëri tjetrit. Siç thotë Nëna Jonë, "mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe". Ditën e bamirësisë do ta përmbyllim duke larë një borxh ndaj bijës së kombit tonë dhe duke i dhuruar njerëzimit dashuri të madhe shqiptare.
F.N Si ndihet Dijana duke qënë pjesë integrale e këtij projekti madhor ?
D.T Çdo intelektual në ndërgjegjen e tij ndjen një obligim moral që në një moment të caktuar të bëjë dhe realizoj një ëndër të tij për kombin e tij. Më lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart e saja ta shndëroj në një testament që do të shërbente si kod moral i bekimit të njerëzimit . Me dashuri e energji të pakursyer po punoj që kjo ëndërr të realizohet dhe me 5 shtator t'i shijojme të gjithë së bashku tingujt e Valsit Hyjnor.
/Shqiptarja.com