Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, disa herë brenda këtyre ditëve e ka përsëritur sintagmën kërcënuese jodemokratike, se nëse një shqiptar zgjidhet kryetar i Mitrovicës së veriut, atëherë do të ketë destabilizim të rajonit madje edhe konfrontime të armatosura (luftë). Kjo deklaratë është përsëritur disa herë nga premieri serb sikurse të ishte refren i ndonjë poeti bejtexhi, me logjikën që t’u mbjellë në kokë, të madhit e të voglit, se në rivotime duhet të fitojnë serbët, sepse sipas logjikës së tij, prishet koncepti i Asociacionit të Komunave Serbe.
Kryeministri Daçiq me këtë frazë politike tregoi se zgjedhjet janë sa për sy e faqe, sepse në Mitrovicën përtej Ibrit, duhet të fitojnë serbët, sikurse filozofia angleze e futbollit: “Futbolli është lojë e mirë, në të cilën fitojnë gjithmonë gjermanët”.
Ju mbani zgjedhje sa të doni, sepse në veriun e Mitrovicës nuk ka gjasa të fitojë as boshnjakja Ardiana Hoxhiq e as shqiptari Agim Deva. Aty, sipas Daçiqit, duhet të fitojë një serb, në të kundërtën, siç tha ai, do të ketë luftë.
***
Që e ka thënë këtë kryeministri Ivica Daçiq është e nënkuptueshme, sepse disa herë është thënë se ai është pinjoll i Millosheviqit në politikë, i cili nuk njeh kompromis. Ndërsa është e pakuptimtë heshtja e lidershipit kosovar, karshi kësaj deklarate “diktuese” të fituesve në zgjedhjet që do të përsëriten më 17 nëntor. Askush nuk e tha se kërcënimi “ose unë ose asnjëri”, nuk është demokraci, por është demagogji dhe është autokraci...
Nuk e tha as kryeministri Hashim Thaçi e as liderët tjerët, madje as Albin Kurti i “Vetëvendosjes”, i cila shumë herë u ka qëndruar gati këtyre deklaratave nacionaliste serbe.
Si duket të gjithë shqiptarët nga kryeministri e tatëpjetë, janë të zënë më zgjedhjet e balotazhit, me koalicionet dhe me luftën për të fituar sa më shumë komuna.
Kjo po vërteton konceptin se partitë politike janë grupe të interesit, dhe kur bëhet fjalë për interesat personale apo partiake, liderët partiakë nuk merren shumë me çështje të tjera.
Shikuar nga logjika e “Vetëvendosjes”, PDK-së, AAK-së e AKR-së, me rëndësishme është të luftohet për të fituar pushtetin në Prizren, Gjilan, Gjakovë, Pejë e Prishtinë, sesa të përqendrohet në veriun e Kosovës, ose edhe të merren me “kopallat” e kryeministrit Ivica Daçiq. Ky i fundit edhe ashtu, sipas logjikës së politikanëve aktualë, mund të livadhisë lirshëm në veri, të këndojë këngë çetnike dhe ta përcaktojë fituesin e Mitrovicës.
***
Diktati i fituesit të zgjedhjeve është vetëm njëra anë e problemit ose moszgjidhjes së problemit, ndërsa rasti tjetër është “zorra qorre” e Kosovës dhe e shqiptarëve - Lugina e Preshevës.
Vetëm një javë më parë në këtë rajon u konfiskuan 5 mijë libra të destinuar për fëmijët shqiptarë, dhe për çudi as për këtë rast askush nuk e ngriti zërin, sikurse të kishte ndodhur në një kontinent tjetër. Ndërsa imagjinojeni, nëse Policia e Kosovës do t’ua konfiskonte librat serbëve në Graçanicë ose Shtërpcë. Brenda një jave do të mblidhej edhe Këshilli i Sigurimit, ndërsa gjithë bota do të na akuzonte për anti-iluminizëm, e madje do të na linçonin si popull diskriminues.
Kur bëhet fjalë për çështjen nacionale, liderët e Serbisë janë më parimorë dhe më progresivë, sepse u dalin në mbrojtje qytetarëve serbë, ndërsa lidershipi në Kosovë dhe në Shqipëri po e dëshmojnë të kundërtën. Kur bëhet fjalë për lekët dhe pushtetin, gjysmën e shqiptarëve e qesin në ankand, madje as nuk skuqen. “Turpin e përpijnë, pastaj një gotë verë pas, edhe kaq....” (14 vjeç dhëndër).
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com